Vendi nuk e ka as fijen më të vogël të luksit që të shtyjë konstituimin e institucioneve

Vendi nuk e ka as fijen më të vogël të luksit që të shtyjë konstituimin e institucioneve

Nga Xhabir Hamiti - 08/12/2019

Kosova nuk e ka luksin as më të vogël me vrapua pas apetiteve për të marr e kushtezuar pozita udhëheqëse në vendin tonë. 

Kjo sjellje tregon një papjekuri dhe papërgjegjësi totale në vazhdim. Fatkeqësisht, ne jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën nuk kishim mundur me ra në ujdi mes vete sikur të mos ishin ndërhyrjet e miqve ndërkombëtar.

Prandaj, vetëm falë prezencës ndërkombëtare ne kemi arritur që deri më sot të zhvillojmë zgjedhje e të konstituojmë institucione, e shumë herë me vështirësi të mëdha.

Nga vrojtimi i mentalitetit dhe zhvillimit të ngjarjeve politike në vend rezulton se, pa prezencën e ndërkombëtarëve, ne jo që nuk do të kishim krijuar institucione qendrore, por në vend të tyre do të krijonim provinca brenda Kosovës, udhëheqësit e të cilave do të grindeshin e luftonin mes vete për kontroll dhe supermaci…!

E pse kjo ndjenje e bajraktarizmit kaq e theksuar tek ne në përgjithësi, shpeshherë edhe e sëmurë ?!
Thotë njeri, për me ndryshua këtë mentalitet mos po ndikon me ua shkrua ndonjë hajmali këtij mileti, por e keqja është se unë vet nuk besoj në to fare, me i fry ndokujt qysh po i fryjnë do sehirxhi as atyre nuk po mundem me ju besuar, por as me sjell Jezusin edhe kjo po duket se është e pamundur!!!

E vërteta është se asnjëra prej tyre që u përmenden më lartë prej që ekziston historia njerëzore nuk i kanë ndihmuar asnjë populli.

Vetëm ndërgjegjja, sinqeriteti, dashuria për vendin, respektimi i ligjit dhe përgjegjësia dhe ndjenja kolektive e qon përpara një shoqëri dhe e konsolidon një vend dhe një shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco