Shpesh më pyesin pse e mbështes Lëvizjen Vetëvendosje?!

Shpesh më pyesin pse e mbështes Lëvizjen Vetëvendosje?!

Nga Kim Mehmeti - 06/12/2019

Kuptohet, nuk kam asnjë argument për ta dëshmuar mirëqeverisjen e saj, nëse do vinte në pushtet, ashtu siç nuk kam asnjë dëshmi se edhe ajo do keq qeveriste vendin si gjitha partitë e deritanishme dhe andaj, aty ku më mungojnë argumentet, e përdori logjikën. 

E ajo më thotë: Kosova është vend ku luftohen e vlefshmja dhe e mira, andaj ka vite që shumëkush investoi për shkatërrimin e VV. 

Pastaj Kosova është vend që nuk ta fal mençurinë, andaj shume kokë -zbrazur e xhep-mbushur të atjeshëm, që kanë qasje nëpër media, bënë çmos për ta shpallur të paditur e të rrezikshëm për vendin politikanin me të cilin mund të mos pajtohesh, por që është e pamundur të mos ia pranosh se është i mençur – drejtuesin e VV. 

Dhe më në fund, jam duke e përkrahur VV-në sepse e di se Kosovën e ka zaptuar pandershmëria e hajdutëria e pushtetarëve të deritanishëm të saj, andaj ata i frikohen përgjegjësisë dhe së drejtës që do mund ta sillte VV me ardhjen e saj në pushtet!

Më thoni tani, a nuk mjafton kaq që ta mbështesësh VV-në, vallë nuk është kjo mjaft të besosh se me ardhjen e saj në pushtet, kjo lëvizje do ketë mundësi ta ringjallë shpresën e munguar se Kosova mund të bëhet shtet që u ka hije shqiptarëve të atjeshëm – vend ku ka drejtësi për të gjithë dhe ku çmohet e nuk luftohet e vlefshmja, ndershmëria e mençuria!"

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco