OAK-për procesin zgjedhor në vijim

OAK-për procesin zgjedhor në vijim

Nga Musa Dragusha - 06/12/2019

Derisa transparenca,llogaridhënia efunksionimi institucional duhet të paraqesin bazat e organizimit të Odës së Avokatëve, është e qartë që drejtuesit duhet të jenë të dedikuar për të përmirësuar dhe promovuar pozitën e avokatëve në shoqëri. Dhe për ta prekur këtë çështje të madhe e cila po e ballafaqon Odën e Avokatëve nevojitet angazhim në vazhdimësi.Thelbi është se anëtarësia ka nevojë për mbështetje më të thellë,e sistemi i drejtesisë dhe shoqëria në terësi për kontributin e poashmangshëm të avokatisë.

Këtë mision avokatia duhet realizojë me një angazhim të organizuar mbi standardet dhe vlerat e mirëfillta e Oda e Avokatëve,si organizatë përfaqesuese , duke ruajtur funksionimin mbi principet bazë .Dhe tani që ështe duke u zhvilluar procesi demokratik i zgjedhjeve nëpër Degët Regjinale,si forma të organizimit territorial te OAK,duhen siguruar gjithë garancitë.

Kështu,në procesin për Kuvendin e Rregullt Zgjedhur,duhet promovuar standardet e shërbimit,që garantojnë se Udhëheqja e Odës mbështetet në mekanizma të reformuar ;Vendimet merren në bazë të një programi me objektiva te qarta ; Drejtimi të shendërrohet në funksion transpartent dhe llogaridhënës; Vendosen shërbime të përhershme për anëtarësinë me zgjerimin e programeve përfitimi .E,gjithpërfshirja përmes rigjallërimit të Grupeve, Komsioneve, Komiteteve, Klubeve së bashku me forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar,do të duhej të praqesin angazhimin e drejtuesve të ardhshem.Dhe përtej kësaj,rikthimi i pozitave të garantuara kushtetuese në sistemin e drejtesisë,së bashku me aktivitetet për komunitetin.

Këto përpjekje jane parakusht për përmirsimin e pozitës profesionale të secilit avokat/anëtar,i jetës tonë profesionale dhe promovimit shoqëror te ketij profesioni.

Prandaj, edhe nevoja për angazhimin e perkushtuar e të gjithëve për të arritur këto qëllime kaq jetike, sidomos tani përgjate permbylljes se ketij procesi të zgjedhjes!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco