Dinamizmi i LDK-së... është inercia

Dinamizmi i LDK-së... është inercia

Nga Nezir Kraki - 05/12/2019

LDK po tregon që ia do të mirën Kosovës dhe që e ka kuptu urgjencen në të cilën gjendemi. Dhe, mbi të gjitha, LDK po dëshmon që e ka kuptu tashmë pse mbi 200 mijë persona ia besuan voten.

Sigurisht kjo duhet të jetë arsyeja pse LDK preokupim kryesor në bisedimet për qeverinë e re e ka postin e presidentit në vitin 2021. Ne mund te mos e gjejmë lidhjen logjike në mes kesaj qasjeje dhe nevojave urgjente që kemi por në LDK si duket janë bindur se « presidenti i tyre » i vitit 2021 do t’ia rikthejë Kosovës shpresën dhe rinisë dinjitetin. Dhe kur e shohim se LDK për president propozon profil kaq dinamik, kaq të ri, kaq aktiv e të suksesshëm, kaq modern në qasje...
...krejt ekuacioni zgjidhet vetvetiu.

Ndoshta kjo qasje i duhet Kosovës por unë kam faj që s’e kuptoj. S’di pse isha i bindur që Kosova (dhe LDK) kishin nevojë për dinamikë të re, për njerër me nga katër duar, për vullnet e për aftësi, sidomos në këtë moment kur ajo po zhbëhet nga brenda dhe po injorohet nga jasht. Kur ajo është në gjendje kome nga vjedhja dhe dhunimi i bandave tash e 20 vite.

S’ma ka marrë mendja që për rimëkëmbjen e Kosovës sot, më i rëndësishëm është posti simbolik dhe ceremonial i presidentit në vitin 2021 sesa postet me përgjegjësi konkrete që ndikojnë në jetën e njerëzve. Mendja s’ma ka marrë se numri 28 është si numri 29.

Më në fund e kuptova.
Une i kam fajet që mendoj e flas lirshëm pa pasë nevojë me qenë argat i dreqit dhe pa pasë nevojë me ia bë qejfin asnjë shefi.

Po e pres edhe unë vitin 2021 si LDK-ja. Nga inercia në stagnim dhe anasjelltas.

Hallet tona urgjente e thefshin qafen!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco