Kur shteti thërret pacientët që t’i rrahin mjekët!

Kur shteti thërret pacientët që t’i rrahin mjekët!

Nga Gani Bajraktari - 20/11/2019

Natyrisht, nuk ka mjerim me te madh per nje vend se te sulmohen mjeket! Ky eshte kulmi i mjerimit. Veq, mjeket nuk jane fajtore per sistemin shendetesor te sterkequr, per mungese te barnave, per mungese shtreterish, mungese kapacitetesh, etj.

Por, nese analizohet kjo sitauate ne te cilen eshte katandisur shendetesia, as familjaret e pacienteve nuk jane krejt fajtore, pavaresisht se ata do te duhej te marrine denimin meritor!

Fajtore jane nxitesit, te cilet ligji i denon njesoj si aktorin e krimit.

Se paku dy raste te papjekura, te pamatura, tendencioze, populiste (per te mbuluar deshtimet e tyre ne menaxhimin e sektorit te shendetesise), kane nxitur pacientet dhe familjaret e tyre hapur qe te sulmojne mjeket e shkrete, e  sidomos ata ne vijen e pare te frontit (ne Qendrat Emergjente):

1. Vizita e Ministrit te Shendetesise ne ikje. pacientit ne shtepine e tij, pa u takuar fare me mjekun e pacientit (kirurgun e respektuar dr. Enver Fekaj, i cili me vone rezultoi se s'kishte asnje faj!!), duke apeluar tek qytetaret se me s'do te lejojne qe "te diskriminohen pacientet", e duke lene per t'u nenkuptuar se doktori ishte fajtori (gjykimi i Ministrit, i cili rezultoi te ishte komplet i gabuar)! Kjo, e perkthyer ne gjuhen e popullit ishte " o burra, ejani t'i rrahim mjeket, sespe ata jane fajtoret! Ne jemi me juve (me popullin), prandaj ju rrifni mjeket, ndersa neve na jepni votat"! Nje politike e tille populiste i kishte sjellur vota te shumta Erdoganit ne Turqi, por kjo politike populiste nuk ndezi ne Kosove: duke qene vend i vogel dhe duke e njohur secili- secilin, deshtoi ky veprim mashtrues, dhe  Ministri ne ikje nuk arriti qe t'i rris votat e Partise se tij, me kete veprim populist shume te demshem per vendin! Perkundrazi!

2. Drejtori aktuali i SHSKUK, i cili kurr nuk kishte kujdestaruar duke gjetur njemije arsye per te ikur nga kjo pune me pergjegjesi te larte (ne fakt kishte kujdestaruar nja 2-3 here para me shume se nje dekade - atehere kur ne kujdestari ne QKUK kishte vetem nje mjek kardiolog, dhe kishte shkakttuar skandalin me te madh ne kujdestari ne QKUK-ne e pasluftes duke leshuar komplet kujdestarine, dhe per pasoje kishte ndodhur nje vdekje ne QKUK, e per te cilen ishin marrur inspektorati, MSH, policia, etj). Ky profesionist shendetesor, i cili kurr nuk kishte kujdestaruar, duke mos pasur ndjeshmerine e peshes se kujdestarise, aty ku lufotohet per jete a vdekje, kishte suspenduar nga puna kirurgun e mirenjohur kosovar, dr. Bedri Braha, i cili ne pike te nates kishte realizuar nje operacion teper kompleks, qe kishte zgjatur disa ore! Ne vend se te mirrte mirenjoje ai u perjashtua nga puna, me motivacionin, se ne ora 3 te nates, pas nje kontrolle "policore", nuk e paskan gejtur kirurgun "ne vendin e tij te punes"! Nje vendim te tille mund ta bente vetem nje njeri qe kurr nuk ka punuar me paciente, ose nje njeri qe per te mbuluar dobesite e tij te nje papunetori me te shquar ne spital, ndermerr masa populiste mediatike se "ne nuk do te lejojme te neperkembet pacienti"!

Keto dhe veprime tjera populiste te atyre qe e kishin ne dore shendetesine, nuk ka asnje dyshim se jane shkaqet e sulmeve zingjirore ndaj mjekeve, me #BashkeDoTaNdeqim, qe ne fakt #BashkeEKanePrishur!

KJo sepse, shendetia ndreqet duke krijuar kushte te punes, duke furnizuar spitalet me barna, duke vene ne krye te klinikave njerez meritore (jo mjeke interniste ne krye te kardiologjise e kardiokirurgjise, e dhjetera absurde tjera).

Ne vendet e civilizuara, krejt impenjimi i udheqesve te institucioneve publike eshte ne ate se "Si ti bejme mjeket e lumtur" dhe "Si ti bejme pacientet e lumtur"!

Ne vendet ne tranzicion, ndodhin vakira, si kjo e Ministrit ne ikje dhe e drejtorit aksidental te institucionit me te larte te shendetesise terciare (pa asnje grade akademike dhe shkencore, dhe pa pasur asnje dite pervoje menaxheriale), "Si t'i rrahim mjeket. qe populli te jete i lumtur (ta mashtrojme pupullin), e ne te marrim vota!

#TiRuajmeMjeketSiSyteeBallit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco