Morali me nguti i shkollës fejsbukore

Morali me nguti i shkollës fejsbukore

Nga Nezir Kraki - 17/11/2019

E di qe shumica e keni nga ngutia dhe sidomos nga moda e « nevojes se reagimit » ne oden gjigante te Zurckerbergeve. Mos me keqkuptoni!

Por, miq t’dashun, dashamirë te futbollit, mos e ngarkoni veten me trajtime të renda filozofike te asaj qe quhet moral sepse është çeshtje qe nuk sqarohet permes futbollit. Mendje te ndritura te njerezimit kane shekuj qe mundohen te gjejne pergjigje dhe deri sot veç perafersisht (dhe subjektivisht) dihet çka është e moralshme dhe çka jo. S’besoj që kjo përgjigje u gjet aksidentalisht ne nje foto rasti ku shihen disa vajza te bukura tek presin lojtaret anglezë n’Prishtinë.

Filozofikisht, te pamoralshme do kosideroheshin (dhe konsiderohen sot) rrogat e lojtarëve të cilët shpesh as shkrim lexim nuk dinë dhe asnjë dobi njerezimit nuk ia sjellin përveç spektaklit dhe mashtrimeve milioneshe te oligarkëve nga vende ekzotike. Por as kesaj pyetje nuk mund t’i japim pergjigje ne fejsbuk.

Ndersa praktikisht dhe konkretisht, prezenca e vajzave te bukura ne raste te tilla eshte fakt boteror. Edhe ne France kur luajten Franca dhe Zvicra e shqiptarëve, me dhjetra vajza pritnin dhe percillnin lojtaret ne korridoret dhe hapesirat VIP. Edhe kur jepet Topi i Arte,
ne ceremoni ka veç vajza te bukura qe asistojnë. Keshtu ndodhë ne shume aktivitete, edhe ne Kosove madje.

Kjo s’ka lidhje me moral por me vizionin arkaik qe bota vazhdon ta kete ndaj gruas. Ato vajza ne foto nuk kane bere krim dhe sulmi ndaj tyre eshte veç vazhdim i trajtimit te femres si objekt. Është shprehje e nje burrnie të lodhtë.

Kush jeni ju e unë t’ia caktojme gjatesine e fustanit nje femre te lire ne vitin 2019 apo t’ia sqarojme definicionin e moralit publik?

Leni perrallat se moral ka gjithkund përveç ne biznesin e futbollit si lojë dhe si menaxhim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco