Paralelja midis hartës ballkanike të Nikos Kotzias dhe hartës së Minishengenit në Ohër

Paralelja midis hartës ballkanike të Nikos Kotzias dhe hartës së Minishengenit në Ohër

Nga Mal Berisha - 12/11/2019

Më 15 qershor 2015, në Kolegjin e Shën Andonit, në sallën e SEESOX (South East Europian Studies ne Oxford) do të ligjëronte Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias. Këtë ngjarje ma rikujtoi Harta e Mini Shengenit që na “polli” në Ohër, prandaj po e sjell në kujtesë atë ngjarje thjesht për një paralele me këtë që ndodhi në Ohër.
Në atë takim me Niko Kotzias isha bashkë me ambasadorin e Kosovës, z. Lirim Grajqevci. Aty ishin edhe Ambasadorët e Bosnjës e Hercegovinës, z. Mustafa Mueziniovic, Malit të Zi, z. Lubomir Stankoviç, Serbisë, z. Ognin Prebileviç dhe i Maqedonisë.
Pasi u prezantua nga mikëpritësi, Dr. Othon Anastasakis, Ministri grek e mori fjalën. Ai foli për çdo gjë në botë dhe në rajon vetëm për krizën në vendin e vet, jo. E “zgjidhi” Krizën e “Majdanit” në Kiev të Ukrainës, foli për Evropën deri në Balltik, nuk tha asnjë fjalë për krizën financiare greke që po rrezikonte monedhën evropiane dhe u ndal tek rajoni i Ballkanit.
Kur erdhi fjala për Shqipërinë, Niko Kotzias ishte shumë kritik dhe tha shumë fjalë të liga për qëndrimet e shtetit shqiptar por unë po citoj vetëm tekstin e mëposhtëm:
“…Këto plane janë të njëjta me - dhe po aq
kontraproduktive sa planet e atyre që ëndërrojnë për një
Shqipëri të Madhe dhe prodhojnë harta (të një Shqipërie
të Madhe) e cila përfshin pjesë të Greqisë së Veriut dhe
ishujve në Detin Jon."
Sulmi i paprecedencë i Ministrit u zhvillua duke patur në sfond të projektuar një hartë të vjetër të Ballkanit ku mungonte Republika e Kosovës.
Sapo mbaroi ai, e mora mikrofonin i pari. Bëra një hyrje kortezie me respektin që e kërkonte vendi dhe fill pas i kujtova atij se Harta e Ballkanit me të cilën po ilustronte bisedën ishte një hartë gjeopolitike të cilës i mungonte Kosova dhe shtova se ishte e papranueshme për intelegjencën e një audience akademike dhe nivelit ambasadorial që të hiqej nga harta ilustrative e Ballkanit, Republika e Kosovës. Ne e dimë i thashë, se Republika Helenike ende nuk e ka njohur Kosovën e megjithatë ju e keni një zyrë ndërlidhje atje. Në asnjë rrethanë kjo nuk ju jep të drejtën që të hiqni nga harta një vend që njihet nga më shumë se 100 shtete të botës.
Pjesa tjetër e diskutimit i takon tashmë historisë por KJO E HARTËS SË KOTZIAS I TAKON TË SOTMES: HARTËS SË MINISHENGENIT
Harta e Parë – Harta e Ballkanit me Kosovën, shtet të pavarur
Harta e Dytë – Harta e Minishengenit të Ohrit – Pa Kosovën
Harta e Tretë – Harta e Nikos Kotzias – Pa Kosovën
Kush është shqipëtar ta gjykojë vetë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco