‘Mini Shengen’ apo ‘nova Jugoslavia’

‘Mini Shengen’ apo ‘nova Jugoslavia’

Nga Liridon Gashi - 11/11/2019

Iniciativa për një “mini Shengen” duket që ngjason shumë me një Jugosllavi të re. Interesante është që kësaj iniciative po i prin kryeministri shqiptar Edi Rama. Kujtojmë që ishte pikërisht Edi Rama si kumbar i një “marrëveshje historike” mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të zgjidhej me shkëmbim territoresh apo siç u njoh “korrigjim i kufirit”!

Pse Edi Rama po tenton gjithnjë një zgjidhje “kapitale” për pajtim në Ballkan? Është vërtetë aftësi e tij politike, organizative, logjistike, ka rol të rëndësishëm në rajon, apo është shndërruar në një Don Kishot i Ballkanit?!

“Mini Shengeni” i cili ka për qëllim, lëvizjen e lirë, me vetëm letërnjoftim, largimin e procedurave byrokratike, bashkimin e tregut, modernizimin e pikave kufitare dhe procesin e integruar informativ, e të cilat do të shtohen me kohë, mund të qojnë në një union ballkanik, ose një “Jugosllavi të re”! Refuzimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, po i jep komoditet Edi Ramës të eksperimentoj projekte, të cilat duket që më shumë kanë qëllim faktorizimin e tij personal sesa që janë zgjidhje e qëndrueshme.

E mira e kësaj është refuzimi i presidentit Thaçi për pjesëmarrje, në një projekt narrativ të Don Ramës, poashtu refuzimi nga Mali i Zi është pozitiv.

Shteteve ballkanike i duhet një bashkëpunim, përafrim dhe rreshtim i përbashkët, por assesi një nivel tjetër organizativ, union apo konfederatë, e cila do të ishte kundërpërgjigjje për mosintegrim në Bashkimin Evropian.

Formimi i një zone të re, të përbashkët, me lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve, apo formimi i një zone ekonomike më shumë është i disfavorshëm për shqiptarët sesa që mund të ketë favore. Ky hap do të sillte mundësi të mëdha dhe të pakufizuara tregtare për një vend si Serbia, e cila do të kishte fitime të mëdha financiare, do të kishte dalje në det dhe do të ishte fuqi ekonomike ballkanike dhe jovetëm, ndërsa Shqipëria përveç rritjes potenciale në turizëm nuk do të kishte ndonjë fitim tjetër kapital. Kosova në një rast të tillë do të ishte vetëm treg, asgjë më shumë.

Shpresojmë që presidenti Thaçi dhe kryeministri në ardhje Kurti, jo vetëm që nuk do të marrin pjesë në projekte të tilla narraive dhe të dëmshme por edhe do ta kundërshtojnë fuqishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco