Mega spektakli i mini shengenit të Edi Rames

Mega spektakli i mini shengenit të Edi Rames

Nga Nezir Kraki - 10/11/2019

Sot në Ohër kishte spektakël. Personazhi më qesharak i këtij spektakli ishte Edi Rama i cili publikisht u paraqit si zëdhënës i Serbisë dhe pasardhës direkt i Jugosllavisë.

Akuzat që megalomani i Tiranës ia drejtoi Kosovës ishin më të ashpra se ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë ne konferenca shtypi në Beograd. Ka kohë që të gjithë e dinë se Rama s’ka lidhje as me historinë as me të tashmen e Kosovës. Krejt çka flet e çka i kanë tregu rreth Kosovës janë aq të paqena sa që me çdo hapje goje ky i shkakton dëme secilit shqiptar n’Ballkan.

Dhe tash kur dështimi i Shqipërisë u volos dhe u konfirmua ky kapadai, me këshillat e disa nostalgjikëve, futet skutave të errëta jugosllave me pretendimin se po kërkon dritë për shqiptarët. 

Ky është lideri i parë në historinë tonë i cili është bindur se suksesi dhe progresi shqiptar kalon nga Beogradi. Prandaj, në dy mandate Edi Rama ka arritë veç një sukses të matshëm: serbizimin e politikës shqiptare dhe faktorizimin e Serbisë në rajon në kurriz të Kosovës dhe shqiptarëve tjerë jasht Shqipërisë.

Tash me nguti kërkon që Kosova të heq dorë nga forcimi i shtetësisë dhe të rikthehet në gjirin e Serbisë si territor i padefinuar dhe i papranuar nga vet Serbia.

Athua ku i ka neuronet ky strateg neo-jugosllav që pasi e arriti izolimin e Shqipërisë ka marrë mision që ta zhbëjë Kosovën?!
A i tregon dikush këtij dështaku se është gazi i Evropës dhe i Ballkanit dhe se kush s’e merr seriozisht edhe nëse deklaron se java i ka 7 ditë.

Shqiptarët kanë nevojë ta rigjejnë shpresen dhe ëndrrat aty ku janë. As mini as mega shengeni nuk e maskojnë zhgënjimin kolektiv të shqiptarëve të cilët Edi Rama me banda i ka dhunuar deri në dinjitet.

Dihet që Kosova ka nevojë për Shqipëri por as Shqipëria dhe as Kosova s’kanë nevojë për Edi Ramën dhe argatë tjerë të panserbizmit ballkanik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco