Iniciativat rajonale që nuk pranojnë 17 shkurtin, nuk janë të mira për Kosovën

Iniciativat rajonale që nuk pranojnë 17 shkurtin, nuk janë të mira për Kosovën

Nga Albinot Maloku - 10/11/2019

Që në 2013 kur pati një promovim të WB6 pata thënë se kjo iniciativë ‘nuk është as e shëndetshme e as e mirë’, dhe se, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë çka lypin në të. 

Presidenti Hashim Thaçi, por as ish-kryeministri Isa Mustafa nuk është se u distancuan nga diçka që është e predispozuar të dështojë. WB6 nuk i solli asnjë perspektiv gjasht shteteve të Ballkanit, të ashtu prezantuar Perendimor. 

Tani kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore e nisën këtë shfaqjen e quajtur ‘mini-shengen’, presidenti Thaçi thotë se kjo “iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”. Po, kjo është e pakuptimt përderisa që të dyja këto vende, kanë mundur të dëshmonin deri tani se nuk do të jenë penguese pë Kosovën dhe qytetarët e saj në lëvizjen e lirë të tyre, nëse për asgjë tjetër. Vullneti në Sarajevë për të hequr barrierat ka munguar, e për Beogradin nuk kemi çka shtojmë!

As Kosova e as vendet e Ballkanit, (përjashto Serbinë e dëshmuar), nuk duhet që në asnjë rrethanë të kenë zëvendësime për perspektivën e tyre euroatlantike, edhe pse BE seç nuk do që t’i ketë nën ombrellen e vetë në formatin siç ka qenë praktik deri në anëtarësimin e Kroacisë.  Çfarëdo iniciative rajonale e cila nuk e pranon 17 shkurtin e vitit 2008, pa dyshim që nuk do të jetë e mirë për Republikën e Kosovës.

Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë përkushtim për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco