Mbajeni mend!

Mbajeni mend!

Nga Mustafë Bajrami - 09/11/2019

Të gjithë këta, ama bash të gjithë këta e këto që janë que peshë e po e luajnë rolin e bodigardëve të Vetëvendosjes e Albin Kurtit, sidomos nëpër rrjete sociale, duke mos i përjashtuar edhe ata që sillen kafum'kafe të rrethuar me ka katra-pesë dhe ekspozojnë muskuj e numra, janë po e njëjta formulë, po e njëjta logjikë dhe të njëjtit hajna, po si ata hajnat e dikurshëm pas lufte që thirreshin në emër të UÇK-së, që shetisnin herë pas here me uniforma të UÇK-së, që i zinin pronat, shtëpitë e banesat e serbëve dhe u shkruanin në dyer, UÇK. 

Mbase, këta janë të njëjtë me policinë e ISIS-it që vepronte gjithandej ku shtrinte pushtetin e saj, janë të njëjtë me "policinë morale" në Arabinë Saudite që i rrahin njerëzit me kamçxhik n'titër t'ledines e nëpër vende publike veq pse i "thejnë" kinse rregullat e sheriatit, dhe, saktësisht i përngjajnë sigurimcave të dikurshëm të Enver Hoxhës e sikuritatesë së Çaushevskit që veç frikë ndjellnin në popull. Por, prapa gjithë kësaj, ata vjedhnin e shkatërronin çdo gjë që u vinte për dore.

Këto veprime këta hajna e këto hajnesha i bëjnë me një synim: Duke kamulfuar vetveten e duke u paraqitë herë evlija e herë patriotë, të vjedhin pastaj, të korruptojnë e t'i arrijnë qëllimet e ulëta të tyre. 

Këta janë të vetëdijshëm se e dëmtojnë Vetëvendosen dhe personalitetin e Albin Kurtit, por fare nuk u intereson kjo punë. Këtyre u intereson vetëm fitimi dhe përfitimi personal. Këta donë të gicin ndonjë copë pogaçe, nëse jo ma shumë. Këta nuk njohin askend tjetër, por gushës dhe stomakut të tyre. 

Këta njerëz, pra, që vazhdimisht janë prezent nëpër rrjete sociale, që i përgjigjen gjthsecilit, që krijojnë një lloj atmosfere se kinse përnjëmend janë Vetëvendsja e flasin në emër të saj, këta janë shumë të rrezikshëm, janë idiotë dhe e dëmtojnë pikëspari e më së shumti Vetëvendosjen, pastaj sa të arrijnë, të gjithë. Ka disa prej tyre që i njoh në person. 
Prandaj, organet kompetente përkatëse të shtetit tonë duhet t'i identifikojë këta kameleonë të rrezikshëm, t'i përcjellin herë pas here dhe të veprojnë ashtu si duhet, në kohë të duhur.

E unë ju them haptas këtu, se as sun me mashtroni mua me perfiditetin tuaj, as sun më frikësoni. Siku as më kanë mashtruar të tjerët para juve, e as kanë mujt mem frikue. Me m'tradhëtue e me m'pre n'besë, po, disa herë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco