8 Nëntori i pansllavizimit të kuq dhe fati i zi i Shqipërisë

8 Nëntori i pansllavizimit të kuq dhe fati i zi i Shqipërisë

Nga Alfons Zeneli - 09/11/2019

 

Kur Adolf Hitler shkeli paktin Ribentrop-Molotov dhe ketë lajm ia komunikuan Stalinit, ky i fundit u "step si lepuri para gjarprit".
Me pas Stalini u strehua ne bunkerët supersekrete dhe rralle e tek doli qe aty deri sa Gjermania shpalli kapitullimin.
Stalini nuk ia kish haberin fare luftës dhe aq me tepër strategjive ushtarake.

Përveç faktorëve te tjerë si aleanca antinaziste, klima e ashpër ruse dhe hapja e Hitlerit në dy fronte, rolin deciziv e luajtën gjeneralët rus te cilët Stalini i nxori nga burgjet politike pikërisht për të udhëhequr luftën.
Për ketë arsye, neper arkiva nuk gjinden dokument luftarake e strategjike qe te mbajnë firmën e Stalinit.

Kështu thotë midis te tjerash stalinologu nr.1 në botë Abdurrahman Avtorkhanov.
Këto fakte por dhe të tjerë nga te tjerë studiues serioze ranë pamëshire mbi kokat e mbushura me dogma dhe propagandën bolshevike se Stalini ishte jo vetëm strategu me i madh i kohërave por dhe filozof e gjuhëtar.


Natyrisht, faktet e shkreta nuk hyjne dot kurre ne koken e molepsur te bolshevikeve dhe komunisteve ne teresi.


Egzaktesisht kështu ka bere propaganda komuniste me Enverin duke e paraqitur atë nëpërmjet falsifikimesh, trukimesh e retushimesh si themelues dhe promotor te lëvizjes komuniste dhe PKSH.

Nëpër dokumentet e kohës, Enveri nuk figuron askund si i tille. Ai shfaqet si një cerr periferik që iu ngitet nga pas të fortëve.


Por këto të dhëna kokëforta nuk mund te zëne vend ne mendjen komunisteve të sotëm që kanë prona dhe shijojnë "ferrin" kapitalist ...por as dhe në mendjen e komunisteve të varfër që s`kanë asgjë përveç shpirtit, kasketës dhe portretit te Enverit.

E vetmja gjë qe i bashkon komunistet në ketë date është patologjia e urrejtjes për ata që nuk kane të njëjtën bindje, ajo qe i bashkon është errësira shpirtërore.

Kori i tyre ngrihet çuditshme, frikshëm si kob mbi vlerat e civilizimit, humanizmin dhe liritë themelore te njeriut.
Vetëm komunizmi ka mundur të paracaktoje si armiq qenie ende të palindura e t`i predestinoje si kontingjent kampesh përqendrimi e burgjesh çnjerëzore.

Vetëm liderët e komunizmit botëror dhe rajonal si Lenini, Stalini, Trocki, Zinovievi apo Kaganovic ne Rusi te cilët shkaktuan në mënyre te drejtpërdrejte vdekjen e 20 milion njerëzve mund ta shpallin hapur dhe me krenari aktin e vrasjeve masive.

Vetëm komunizmi Stalinin mundi t`i shkaktonte në Rusine e pasur uri dhe kanibalizëm masiv. Vetëm sadizmi komunist i Enver Hoxhes, Hysni Kapos e Mehmet Shehut mundi ta shfytyronte popullin shqiptar nëpërmjet kasaphanës se luftës se klasave.


Vetëm kori i zi i komunisteve te sotëm mund t`i justifikoje krimet makabre të partisë së tyre diabolike themeluar nga serbosllavet 78 vjet me pare.


Heshtja e pajustifikuar e shoqërisë shqiptare në këto vite dhe indiferenca ligjore ndaj autoreve te masakrës së kuqe 45 vjeçare është kambana me e frikshme qe mund te ushtoje ne ajrin e ndotur te Shqipërisë dhe veshët e shurdhër te shqiptareve.


Sot, nuk jemi në situatën e vitit 41 kur u themelua PKSH. Sot jemi si në situatën e vitit 45 kur brezi i athërshem me heshtjen tulaten nga frika dhe squlljen e tij lejuan shkatërrimin e se ardhmes, prosperitetit dhe lirisë se Shqipërisë.


Sot, jemi ne ata qe me heshtjen dhe mosveprimin tone po rrezikojmë sigurinë dhe te ardhmen e brezave që do vijnë duke iu lëne një Shqipëri të molepsur nga një virus shume me i sofistikuar, me agresiv e rezistent se ai i vitit `45.
Sepse ky lloj virusi ekzaktesisht i kuq e diktatorial nuk shfaqet me arme ne dore. Ky i sotmi shfaqet më krime mafioze të kamufluara, me pako 1 milion eurosh, me vila 5 milionëshe "kursimesh", me gjoba dhe taksa mbi ujin e Zotit, me këmisha xhamajkane, me rrjete policore të korruptuar, me kuplara e orgjira, me kulla, me shkaterrim vlerash tradicionale, me rrugaceri ndërkombëtare, me shitje trojesh, me skafe dhe kllounada poturesh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco