Nëpërkëmbja e të drejtave të punëtorëve vazhdon, dhe shpeshherë është e dhimbëshme

Nëpërkëmbja e të drejtave të punëtorëve vazhdon, dhe shpeshherë është e dhimbëshme

Nga Xhabir Hamiti - 08/11/2019
Dy punëtor, të njërit nga stacionet e derivateve në dalje të Prishtinës, përderisa sonte po furnizohesha me karburant, në pyetjen time se sa orë punoni dhe sa paguheni, pergjigjjen që e mora ishte e dhimbëshme :
Punojmë çdo ditë nga tetë orë dhe nuk kemi asnjë ditë pushim; as të shtuneve e as të dieleve, por as edhe ditëve të festave kombëtare e fetare!!!
E nga sa paguheni për punën që bëni, vijojë pyetja ime e radhës.
Nga 300 euro shtuar edhe trustin, por edhe asnjë benificion tjetër!!!
Mbeta i habitur për këtë orar të punës pa pushim javor të tyre, si dhe për ankesat që shfaqen këta dy punëtor të gjorë në këtë stacion të derivateve.
PS.
Pasurimi në kurrizin e të tjerëve, së pari është i veprim i dënueshëm nga mësimet e Zotit, mirëpo për të tillët të cilët nuk e kanë dronë as të Zotit e as të ligjit, për t’i diciplinuar ata duhet të ketë ndëshkim dhe masa edhe në këtë botë përmes zbatimit të normave ligjore dhe akteve tjera civile.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco