Zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme Kosovës i sollën ndryshimin

Zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme Kosovës i sollën ndryshimin

Nga Ramush Tahiri - 07/11/2019

 Për të parën herë dy parti politike, Vetëvendosje me 32 deputetë dhe Lidhja Demokratike me 29 deputetë  i bëjnë 51 për qind të numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës  kështu që mund të bëjnë Qeverinë pa pasur nevojë për koalicione me parti të vogla.

Pres që Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurti e zëvendës kryeministër e ministre të jashtme Vjosa Osmanin do të zgjidhet në Kuvend brenda muajit nëntor.
 

Qeveria do të jetë e duarve të pastra dhe për të parën herë pa ministra nga lufta e lavdishme, pa politikan të viteve të nëntëdhjeta dhe pa ish ministra të qeverive të mëparshme.
 

Karakteristikë e rezultateve të zgjedhjeve është se ka deputetë të rijnë që prezantojnë frymën jo tradicionale të politikës. gjithashtu nuk kanë kaluar disa emra që  në disa mandate ishin deputetë.

Kjo Qeveri pres që  të jetë efikase në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit  si dhe në reformën në drejtësi dhe një program të ri të zhvillimit ekonomik  të bazuar në resurset vetjake dhe në tërheqjen e kapitalit ndërkombëtar.

Sidomos pritjet janë në politikat shëndetësore, arsimore dhe në politikat e drejta sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco