Çfarë të bëhet me votat e Hasanit dhe Danilos?

Çfarë të bëhet me votat e Hasanit dhe Danilos?

Nga Blerim Vela - 07/11/2019

Të gjitha subjektet politike kanë pranuar të jenë pjesë e garës zgjedhore sipas rregullave të percaktuara nga KQZ. Fakti që një subjekt politik është poshtë pragut për disa qindra vota, nuk duhet të shërbej si alibi për të ndryshuar rregullat e garës zgjedhore - për më tepër pasi të përfundoj gara.

Interpretimi i rregullave pas zgjedhjeve nën prizmin “kiç” nacionalist se votat nga Serbia (që konsiderohen dhe trajtohen proceduralisht njejtë si të gjitha votat nga secili shtet jashtë Kosovës) duhet anuluar pasi që “Danilo” po i plotësuaka ato vetë në Prokuplje është thënë më së buti naivitet apo në rastin më të keq të qenurit pjesë e klientelës politike të PAN. I njejti spekulim mund të ngritet për votat e Hasanit nga Astana e Kazakistani apo akecilit vend nga ku diaspora ka dërguar votat e saja.

Problemi nuk është të origjina e votave, se sa tek pergjegjësia e partive politike dhe KQZ për të ndryshuar mënyrën e votimit për diasporën duke lehtësuar procedurat e votimit. Tani është e lehtë të luhet në kartën nacionaliste, porse këta që po kërkojnë anulimin e votave nga vendet specifike nga diaspora po bëjnë thirrje për cenim të drejtës së votës të qytetarëve për shkak të prejardhjes së tyre etnike. Demokratike, ska fjalë!

Për fund, sikur këta të jenë aq puritanist për të eliminuar ndikimin nga Serbia le të bëhen bashkë dhe të iniciojnë ndryshime kushtetuese, për të limituar ndikimin e madh të Sërbise në punët e brendshme të Kosovës. Ta shohim cfarë guximi kanë për të shtyer përpara ndryshime të tilla.

Përndryshe, kërkesa për anulimin e votave nga Serbia më tepër duket si tentim për të zvogëluar numrin e deputeteve të Lëvizjes Vetevendosje nga tavolinat politike që kontrollojnë institucionet shteterorë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco