Hapi I
Duke u bazuar në njoftimin zyrtar përmes deklarimeve publike të Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sfeçla, se në grupin diversiv kriminal ka marr pjesë edhe nënkrytari i Listës Serbe, Milan Radojçiq me datën 24.09.2023, Policia e Kosovës duhet të mbledhë provat materiale dhe të ushtroj kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës edhe kundër Milan Randojçiq si anëtarë pjesmarrës bashkëkryes i veprave penale nga neni 126 i Kodit Penal te Republikës së Kosovës.
Hapi II
Prokuroria Speciale e Kosovës detyrohet të nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj Randojçiq nën dyshimin e bazuar mirë se ka qenë pjesëmarrës i grupit diversiv në Manastirin e Banjskës me 24 shtator 2023.
Hapi III
Prokuroria Speciale e Kosovës të lëshoi urdhërarrest ashtu që kudo që haset në territorin e Kosovës, Milan Radojçiq të arrestohet dhe të sjellet në gjykatë brenda 48 orësh për të kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Hapi IV
Nëse ekzistojnë rrethanat faktike se nuk mund të arrihet prania fizike në procedurë penale e Milan Radojçiq i njejti konform dispozitave të KPPRK-së të gjykohet në mungesë.
Prandaj nuk duhen shumë debate sepse ministri Sfeçla edhe vet detyrohet të ushtroi kallëzim penal nga funksioni publik ndaj Milan Radojçiq.
Në fund moralisht, LVV-ja duhet ta shkarkoj Mimoza Kusarin-Lila nga pozita e shefes së GP-së së LVV-së për komunikimet me Milan Radojçiq.
(Xhevdet Smakiqi është avokat i cili ushtron funksionin në Republikën e Kosovës)
© SYRI.net