Referuar reagimit të avokatit Ramë Dreshaj
Në vazhdimësi kam vënë në dritë gjendjen e rënduar në Odën e Avokatëve, kohët e fundit, në vecanti që prej mbi një viti e cila po e sfidon rolin e garantuar me ligj të vet avokatëve në ushtrimin e profesionit ligjor si dhe të OAK-së kundrejtë pozitës së vet të vaçantë në sistemin e drejtësisë. Gjendje kjo që po shpërfaq pafuqinë e organizatës që të ndajnë vlerat në mënyrë që ta ngritë përformancën e shërbimit për anëtarsinë, sistemin dhe komunitetin. Dhepo tregon pamundësinë e artikulimit të drejtë të pozitës së këtillë përmes makanizmave rregullues, deri te dobësia për funksionimin institucional të saj. Në veçanti, mungesa e transparencës, llogaridhënies, gjithpërfshirjes, si dhe funksionaliteti i plotë i strukturave konform pozitës dhe përgjegjësivejanë çështjet kyqe.
E këtillë siç është gjendja, OAK, përtej çdo kërkese tjetër nuk po arrin të artikuloj shqetësimet minimale të avokatëve anëtarë, për mbeshtjetje, përkrahje, paisje, organizim e avancim profesional. Dhe për më tepër, i ndrydh këto kërkesa bazike të avokatëve e që janë detyrë themelore e vet odës e përcaktuar me Ligjin për Avokatinë. Pokështu edhe debatet për mënyrën e organzimit,funksionimit dhe të aktiviteteteve të odës, si proces i natyrshëm dhe e drejtë e avokatëve anëtarë.
Për pasojë,çdo çështje e veçantë e specifike që ngritet ndërlidhur me këto në vazhdimësi po përcillet me konfrontime e përplasje, deri në fyerje e denigrim të grupeve e individëve.
Edhe aktualisht i vendosur nën diskutim, me ngritje të mëdyshjeve të procesit dhe përzgjedhjen e blerjes së objektit /angazhimi dhe investimi më i madh në trashëgimin e OAK-së, ditët e fundit përveç tjerash eskaloi me denigrim personal.
Kështu, konfrontimi i hapur,tani edhe deri në fyerje dhe denigrim, po përdhos jo vetem standardet etike të këtij profesioni, por po prek madje edhe ato themelore, dinjitetin njerëzor, sikur kjo në rastin e avokatit dhe kolegut Ramë Dreshaj.
E, OAK-ja si organizatë e vetëqeverisur që është, duhet të tregoi ndjeshmërinë ndaj standardeve për legjitimitetin, llogaridhënjen dhe transparencën e drejtuesve. Si organizatë demokratike që është, duhet të siguroi proces të drejtë e të paanshëm në përzgjedhjen e drejtuesve dhe organeve të shërbimit. Si organizatë e avokatëve që është, duhet të siguroi mbështetje, përkrahje e përfitime në ushtrimin e profesionit për avokatët. E përherë të mundësoi, duke krijuar hapsirën e nevojshme, madje duke i hapur diskutimet, debatet e përgjithshme të anëtarëve për të gjitha çështjet që lidhen me organizimin, funksionimin dhe aktivitetet e veta. E për më tepër, të krijoi mekanizma rregullues për mënyrën e inicimit, lehtësimit, artikullimit të drejtë dhe adresimit përfundimtar të tyre.
Veprimi i kundërt e tjetërson odën nga një organizatë e anëtarsisë, siç është me ligj, në organizatë individësh e grupesh, duke e mveshur me dobësimin e mëtutjeshëm.
Prandaj, duhet vepruar menjëherë, në mënyrë që degradimi të ndalet tani dhe konsolidimi përmes reformave të filloi sa më parë! Përndryshe gjendja ekzistuese po rrezikon që fyerja dhe poshtërimi midis kolegëve, sikur në rastit e avokatit Ramë Dreshaj, të bëhet i pranueshëm për shumicën!
© SYRI.net