Dimër i pakënaqësisë a i mërzisë sonë?

Dimër i pakënaqësisë a i mërzisë sonë?

Nga Muhamet Hamiti - 18/01/2019

THE WINTER OF OUR DISCONTENT

A është dimri 2018/19 dimër i pakënaqësisë apo i mërzisë në Kosovë? 

Le ta kërkojmë përgjigjen tërthorazi, letrarisht.

“The winter of our discontent” (dimri i pakënaqësisë sonë) është frazë e njohur nga tragjedia e Shakespeare-it “Riçardi III”, që bëhet titull romani (të  amerikanit John Steinbeck) e filmi në shekullin XX. Përtej artit, është bërë frazë që ka përthekuar kuptimisht krizën sociale në Britani të Madhe që u shoqërua me greva të sindikatave që kërkonin rritje të pagave në sektorin publik në dimrin e vitit 1978/79. 

Frazën e shqipton që në vargun e parë protagonisti i veprës së hershme dramatike të William Shakespeare-it:

Now is the winter of our discontent
Made glorious summer by this sun of York;
And all the clouds that lour'd upon our house
In the deep bosom of the ocean buried.

Në shqip nga Skënder Luarasi:

Ky diell i Jorkut dimrin e mërzisë
Na e ndryshoi në verë të lavdishme;
Dhe retë që kërcnonin vatrën tonë
Në gji të detit u varrosën thellë.

Përkthimi është interpretim. Ky është i Luarasit: ‘dimri i pakënaqësisë’ bëhet ‘dimri i mërzisë’. 

Duka i Glostërit, më vonë Mbreti Riçard III, në këtë solilokium mediton për gjendjen e vet, pakënaqësinë me pamjen e vet fizike (Shakespeare-i e paraqet më të gjymtuar se ç’ka qenë, siç dëshmohet nga zbulime të viteve të fundit) që s’është joshëse për dashuri, të cilën ai e kthen në ambicie për pushtet.

Pakënaqësia sjell veprimin, ndërsa mërzia meditimin (përsiatjen). 

Për këtë të dytën ia vlen edhe rileximi i “Riçardit III”, në shqipen e Luarasit “Rikardi III”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco