Miku i Hashimit e Batonit, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Miku i Hashimit e Batonit, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Nga SyriKosova - 18/01/2019

Fjalëkryqi tashmë gati po zgjidhet i tëri. Edhe ajo fjala enigmatike, thuajse është zbuluar. Pyetja kishte qenë e vështirë. Kush do ta vulosë ndarjen e Kosovës? 

Ish-prijësi politik i UÇK-së, sot president, e ka një nguti të jashtëzakonshme. Dy vjet i ka kaluar, duke u takuar fshehurazi, por edhe hapur, me homologun e tij serb.

Një vit e shpenzoi duke na bombarduar me “shkëmbimin” dhe “korrigjimin”.

Shërbëtori i tij medial, e vuri në dispozicion një Televizion të tërë dhe të gjitha fijet e tij të dukshme e të padukshme, në mbështetje të pazarit territorial. Në kurriz të Kosovës. Për hesap të Serbisë.

Por, ashtu siç duhej Shqipëria në kohën e luftës, edhe më e domosdoshme bëhej në finalen e paqes. Një refuzim i planit monstruoz, do të thoshte dështim për “sakrifikuesit” e veriut. 

Vetëm Enver Hoxha, ka qenë kaq antikombëtar sa Edi Rama. Ashtu siç i tradhtoi interesat kombëtare diktatori komunist, ngjashëm vepron edhe pjella e tij ideologjike.

Partizanë ai, partizanë këta tanët në Kosovë. Dihet, partizanët veç komb nuk kanë.

Si rrjedhojë, treshja famëkeqe, e ka kurdisur aktin e fundit të kësaj tragjedie të paralajmëruar. Në kurriz të dëshmorëve, viktimave, një populli të lodhur e të izoluar.

Hashimi e nënshkruan, Edi e vulos, Batoni ua mban ison.

Fjalëkryqi gati u zgjidh! Mungon vetëm një përgjigje, për një pyetje milionëshe. Janë vetëm dy shkronja. 

A do të shpëtojë despoti i Kosovës nga Gjykata Speciale? 

Po/Jo!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco