Hyzmetçari Rama, në sinkron me 'ëndrrën' serbe për Kosovën!

Hyzmetçari Rama, në sinkron me 'ëndrrën' serbe për Kosovën!

Nga Shkëlqim Ajdini - 08/06/2023

Nuk është hera e parë që Edi Rama tenton që ta merr primatin kur është çështja e Kosovës në raport me Serbinë. Janë tendenca të rrezikshme këto nga ana e tij, që lexohen si zhvlerësim i shtetit të Kosovës në raport me Serbinë.

Po, sepse edhe nga Serbia kanë deklaruar disa herë që duhet folur me Shqipërinë për çështjen e Kosovës.

Kjo, ngase sipas mendësisë së tyre shoviniste, Kosova është tokë serbe, ndërsa shqiptarët e Kosovës janë të ardhur nga Shqipëria.

Në bazë të kësaj ideje famëkeqe, Serbia luan kartat e saj në raport me Edi Ramën. Dhe, fatkeqësisht ky i fundit nuk heziton t'ua bëjë hyzmetin.

Si hyzmetçar i përulur i Vuçiçit, Rama po tenton të tregohet lider i shqiptarëve, ai që merr "vendime të mëdha" për Kosovën. Shembulli i sotëm me propozimin e tij për draft-statutin e Asociacionit, e konfirmon maninë e tij dhe përpjekjen e tij të dështuar e të dëshpëruar, për t'u shfaqur si një "hero" i pakohë!

Përpjekja e tij e dëshpëruar për ta injoruar SHTETIN e Kosovës dhe institucionet e saj, flet shumë për sinkronin e tij politik me Vuçiçin, ish-hyzmetçarin e Miloseviçit!

Kosova ka zot shtëpie. Kosovarët janë zot shtëpie në Kosovë, t'i kallxojë dikush Edi Ramës.

Nëse askush nga Shqipëria s'mund të flasë në emër të Kosovës për çështjet e saj të brendshme e të jashtme pa konsultim paraprak, Edi Rama as nuk vjen në shprehje, qoftë edhe me konsultim paraprak. Ia tregoni edhe këtë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco