Tri detyrat kryesore të Albin Kurtit për Kosovën

Tri detyrat kryesore të Albin Kurtit për Kosovën

Nga Shenoll Muharremi - 07/06/2023

Njeri i madh. Jetë me ngjyra e kontraste. Nga ai studenti me flokë të gjata me shpirt rebel, në një të burgosur lufte. Nga një protestues i rrugëve i rrahur e përbuzur, në një Kryeministër. Nga një baba e filozof, në një popullist. Nga Bono Vox e Akrobati, tek Zhutat. Nga një aleat i demokracisë, në një problem për Amerikën e sodit. 

Albin Kurti ka tre potenciale dhe detyra për Kosovën. Të parën e ka përmbushur me sukses, të dytën dhe tretën po ka vështirësi t'i zbatoj. Ngjashëm sikur karriera e tij, diçka po e diçka ndryshe. Ne si shoqëri përdorëm, përtypëm, konzumuam dhe amortizuam edhe një legjendë, liderin e tretë, pas Rugovës dhe Thaçit. 

1. Transformimi Gjeneracional i Politikanëve dhe Politikës. Ky është kontribouti më i madh i tij për Kosovën. Fal tij, ne kemi ndryshuar dhe transformuar skenën politike në Kosovë. Ai, me ndihmën e disa proceseve tjera, bëri që një gjeneratë e tërë politikanësh të largohen nga skena. Sot nuk do ishin këto fytyra të reja premtuese, të ndritura e bukura në partitë tona po mos të ishtë Kurti. As LDK e as PDK nuk do ishin më vibrante siç janë sot po mos të ishte ky. Kosova ka sot gjeneratën më shpresëdhënëse të politikanëve të shkolluar, matur, familjar dhe inovativ në rajon. Nëse kemi pak fat dhe tru, do kemi 20 vite të bekuara përpara me këta gra e burra. Këtë "dhuratë" të Kurtit nuk duhet harruar. Me veprimet dhe mosveprimet e tij, ai ka ndihmuar të jemi sot këtu dhe kjo mund të shifet në hisori si kontribouti më i madh i tij për vendin që e do.

2. Drejtësia dhe Lufta Kundër Korrupsionit. Në qeveri sot nuk kemi skandale korruptive. Sigurisht që askush nuk mund t'i ndaloj të gjithë dhe do kemi individë që do gjejnë rrugën e gabuar, por korrupsion si më parë nuk ka. Ai nuk po qeverisë të abuzoj paranë publike. Eficiencë nuk ka në qeverisje, por as korrupsion. As shumë kontrata e zbatime, as abuzime. Ka vendosë një standard të ri. Në anën tjetër, Drejtësinë nuk arriti ta reformin dhe funksionalizoj (ende?). Ai pati një vullnet dhe dëshirë por nuk po ja del. Një sistem i mirë konsoliduar po i reziston. Ata po e fitojnë lojën në mënyrën e tyre. Duket sikurse vendi ende nuk është gati të ndërmarr hapa të tilla. Duhet kohë, alenaca më të gjëra. Taktizim afatgjatë. Kështu mund të mbetet puna edhe kur Kurti nuk është më Kryeministër. Ka ulur e po vazhdon të largoj korrupsionin, e po dështon me këto metoda ta reformoj drejtësinë. I mbetet tjerëve të vazhdojnë këtë proces të rëndësishëm për ne.

3. Serbia dhe Veriu. Kurti ka qenë një ndër negociatorët më të mirë të mbrojë dhe avokoj interesin e Kosovës. Ndoshta edhe shumë i mirë për kushtet dhe kohën. Ai frustroj Vucicin, e bëri për psikolog, por koha nuk ishte nē anën e tij. Lufta në Ukrainë favorizoj Serbinë dhe ai filloj të humbë lojën. Nga një favorit u shndërrua në humbës. Kjo situatë e tjetërson aq shumë saqë atij nuk po i pëlqen më as vetja e as politika. Dëshprim maksimal me kohën dhe gjendjen. Veprimet dhe metodat e tija në veri ndanë atë përgjithmonë me aleatin tanë esencial SHBA dhe zemëruan aleatin e tij personal Gjermanin. Kjo nuk duhej të përfundonte kështu. 

Tani, nëse vlerësojmë kontriboutin e tij në këto tri segmente, rezultati është 50:50. Morëm e na dhuroj një ndryshim gjeneracional të politkanëve. Luftoj korrupsionin por nuk arritu të transformoj drejtësinë. Humbi lojën me veriun. Nuk është një karriere e keqe. Është legjendare. Ne as 1% nuk arritëm deri tani të kontriboujmë sa ai. Një rrugëtim politik sikurse edhe jeta, me ups & down. Një legjendë për shumicën. Politikani i fundit i madh pas Rugovës dhe Thaçit. Të tjerët do të jenë ndryshe, ndoshta më të mirë për jetën dhe ekonominë por ky lloj i politikanëve nuk do ekzistoj më.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco