Kryeminsitri Kurti dhe politika e futbollit

Kryeminsitri Kurti dhe politika e futbollit

Nga Afrim Kasolli - 06/06/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një ditë nuk i lejon dy kryetarët e komunave me nga 50 vota ta takojnë ambasadorin e ShBA-së, me arsyetimin se janë në vend dhe orar të punës, ndërkohë i detyron të presin diplomatët ndërkombëtarë para dyerve të qeverisë, sepse preferon të argëtohet duke e shikuar një ndeshje futbolli. Dhe për çka? Për një veprimtari që shumë herë jo publikisht e ka konsideruar si të kotë, të padobishme dhe gati si opium për masat, që përdoret nga grupet sunduese me qëllim që t'i mbajnë ato të nënshtruara e të paemancipuara me anë të këtij spektakli. 

Se futbolli është dicka që nuk e preferon KM Kurti, mund të vërehet edhe nga fakti, se shumë rrallë, për të mos thënë kurrë s'është parë duke luajtur. Sepse, ky lloj sporti kërkon punë ekipore, frymë kolektive dhe bashkëpunim me të tjerët, diçka e kundërt me egocentrizmin e tij politik.

Por ai filloi të identifikohet me të, vetëm kur e kuptoi se mund ta shfrytëzonte politikisht si një mjet në funksion të kultit të tij delirant. Ashtu edhe siç bëri sonte. Që për të kënaqur egon e tij, gjeti pretekest për t'i ofenduar diplomatët perëndimorë. Sidomos njërin që kishte udhëtuar nga Amerika e largët.  

Me këtë qasje, edhe pak hapa e ndajnë Kryeminsitrin Kurti, për të vepruar ashtu sikur bënte dikur një ish-lider i një shteti fqinj, duke i lënë gjeneralët dhe diplomatët perëndimorë për të pritur ne aereport.

E këtë aventurë, si duket ka filluar ta adhurojë Enver Hoxhaj i PDK-së, për shkak të delirit të tij profetik diplomatik. Prandaj, edhe po promovon unitet politik ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Mirëpo, nëse atë partia e tij degdesi nga pozita e të parit pa ndonjë peshë, mjerimi është se kryeministrin nuk ka kush ta kufizojë në këto sjellje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco