Gazetaria e paqes..!

Gazetaria e paqes..!

Nga Zejnullah Jakupi - 03/06/2023

Ra ky mort dhe u pamë! Kështu bëhet kur ke dituri. Politika në shërbim të qytetarëve. Politika dhe gazetaria në shërbim të qytetarëve dhe opinionit publik, kjo është gazetaria e paqes. Gazetarët janë mediatorë. Gazetaria e Kosovës e tregoi me shembuj të mirë. Respekte për të gjithë. Edhe analistët kundërshtues ndaj qeverisë së Albin Kurtit na ndihmuan. S´paku na citonte presidenti i Serbisë! Nuk thuhet pa shkas: Pa anën e shëmtuar nuk e arrinë ta njohësh të bukurën!
Respekt për gazetaret dhe gazetarët- ekipet e tyre për raportimet - nga Mitrovica e Veriut, nga Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviçi etj. 

Kurrë më parë nuk i kishim patur kaq shumë gazetare e gazetarë nga ajo anë e Kosovës dhe në këtë kohë të Albin Kurtit- shkoi policia speciale, shkuan gazetarët dhe po raportojnë. Më së miri gazetaret femra e treguan me pamje e raportime – e faktuan realitetin atje duke i treguar botës se çfarë janë bandat kriminale në veri, të cilat silleshin si bisha ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës dhe natyrisht ndaj gazetarëve shqiptarë. Për këtë e meritojnë – jo vetëm një lëvdatë në letër, por edhe nga një medalje prej ari dhe mirënjohje institucionale e mbështetje funksionale.
Ky është dallimi i qeverisë se Albin Kurtit që din të reagojë, din të kundështojë por edhe të negocojë, ashtu si duhet, siç thuhet; tërhiqe dhe mos e këput! Qeverisja e Albin Kurtit tregon kulturë dhe civilizim. Faleminderit opozitës për projekcionet e frikës se "na prishët me Amerikën". A, na keni ndihmuar, vërtetë PO! Se menduam se sharruam. Për këtë është opozita dhe mendimi ndryshe. Natyrisht ne të gjithë, dikush kundër e dikush pro, e arritëm, ta shfaqim Serbinë e prapambetur me politikanë dhe politikë të tejkaluar, një Serbi politike me qeveri demode dhe e ngatërruar në rrjetin e tërbuar të nacionalizmit  radikal. 

E ne e dijmë se si ishte situata më parë, nga qeveritë e kaluara- nënshtrime me padituri. Nënshkruanin pa pyetur për çmimin, pa i lexuar letrat, nënshkruanin dhe pranonin çdo marrëveshje pa llogaritur se a po i zbaton Serbia ato apo jo.Tani është ndryshe. Është Albin Kurti- Mashallah Lideri Jonë -i cili kritikon edhe SHBA-në kur duhet. E ka për të mirë të Kosovës dhe të SHBA-ve dhe më mirë po na qet kështu. Dhe pas kritikës Albini e fitoi betejën e diskursit dhe të mendimit. Sërish SHBA-të thanë; OK, Albini duhet të mundësojë zgjedhjet e reja në veri. Edhe Albin Kurti po thotë: OK, jemi dakord, duhet të shtensionohet gjendja. Të gjithë jemi për këtë opsion. Le të mbahen zgjedhjet e reja. Le t´u ofrohet shansa në këto zgjedhje të gjitheve , pra edhe Listës Serbe. Kush fiton votat e shumicës le të bëjë politikën atje. Natyrisht, kjo duhet bëhet vetëm konform ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

Edhe Albin Kurti dhe gjithë Kosova, ashtu si miqtë tanë, kanë dëshirë që të integrohet Veriu i Kosovës sepse jeta me serbët atje është vlerë e shtetit dhe e kësaj shoqërie multietnike. Serbët e Kosovës janë pjesë e Kosovës dhe shoqërisë sonë, janë pasuri kulturore dhe shoqërore. Bandat, grupet ultranacionaliste të ekstremit të djathtë duhet të luftohen me mjete ligjore, edhe duke i ndaluar si subjekte politike apo duke ju pamundësuar aktivitetet e tyre brenda Republikës së Kosovës. Një punë të tillë do duhet ta bënte edhe shteti serb, po ja që tek ata nuk ka ndodhur akoma denacifikimi i kohës së rezhimit të Milloshevicit dhe shovenizmit serb. Për këtë duhet kohë. Serbisë i duhen liderë tjerë, me orientim evropian, akoma nuk po duken në horizont. 

E sa i përket serbëve të Kosovës, ky është fat i tyre që e ndajnë me ne në këto anë. Janë më afë Kosovës, janë brenda Kosovës, janë pjesë e identitetit tonë shoqëror dhe politik, janë më afër me shqiptarë, më afër Prishtinës se sa Beogradit. Ky është fati i tyre i mirë dhe alternativa e vetme. Ata njëmend e duan jetën këtu , në këto troje -mund të krijohet një bashkëjetesë e shkëlqyer me shqiptarë. Dirigjimi nga Beogradi politik vetëm ua vështirëson jetën dhe na hasmëron më shumë. Një jetë e dinjitetshme me shqiptarët ja vlenë. Integrimi i serbëve të Kosovës bëhet duke e njohur njëri-tjetrin, duke shkëmbyer përvojat pozitive, përmes kontakteve kulturore dhe përkushtimit për një Kosovë të lirë. Të fillojmë me anët e mira, t´i bëjmë për veti ata me energji pozitive e demokratike dhe të zhvilluar. Natyrisht askush askujt nuk mund t´ja ndalojë bashkëpunimin me shtetet fqinje- me Serbinë, me Shqipërinë, Malin e Zi etj, lëvizjen e lirë...as dashurinë e as urrrjetjen ndaj dikujt. Askush askujt nuk mund t´ia ndalojë simpatinë personale, dhe dëshirën për të ëndërritur. 

Duke i rritur kontaktet mes veti, me këtë duhet fillohet sa më parë, të fillohet me dialogun, me njerëzit vullnet të mirë, por edhe me ata që mendojnë ndryshe. Mediet, siç u pa edhe me këtë rast, gjatë këtyre ditëve të krizës politike, gjithashtu duhet ta fillojnë sa më parë këtë dialog, krahas komunikimit politik dhe atij qytetarë të përditshëm. Ecim tutje faqebardhë…!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco