Pse po duhet me e kërku tek Kosova problemin e jo tek Beogradi

Pse po duhet me e kërku tek Kosova problemin e jo tek Beogradi

Nga Sonila Meço - 31/05/2023

A u bënë zgjedhjet në Veri të Kosovës?

A u njohën, pavarësisht pjesmarrjes?

A u respektu Kushtetuta e ligjet e vendit?

Pse po duhet me e kërku tek Kosova problemin e jo tek Beogradi, që kërkon ta zgjidhë pa zgjedhje, pa njohje e pa respekt kushtetute e ligjesh, por sidomos me hunj e zinxhirë situatën?

Nëse Perëndimi ka merakun se provokohet Serbia krejt inatçore, jo institucionale,e dhunshme prej veprimeve të Kosovës shtet, që vetë Perëndimi krijoi, le të shqetësohet se stekën në bisedimet e ardhshme di ta ngrejë edhe Kosova, me pahir madje.

“Tit for tat”, thonë amerikanët.

Po more po, me aleatët do garantohet paqja, po pse e shpallën shtetin e më pas i kërkojnë Kosovës të sillet si krahinë autonome? Çfarë provash duhet të japë Kosova, që di të bëjë shtet e garantojë sovranitet, apo që lëshon nga të dyja për t‘u krekosur Vučić me miqtë e vet si mistreca Ballkani, kur iu rrezikohen pushtetet.

Po Turqia çfarë këshille i ka dhënë sivëllamit të shtetit tjetër shqiptar? Se “shtegun e rrezikshëm dhe të kotë ku Kosova po lëndon veten dhe ushtarët e KFOR-it” (cit. Edi Rama) e çeli edhe “ok”-ei i ndërkombëtarëve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe pranimin e tyre në Veri të Kosovës. Ekuacion i vështirë, që Shqipëria e zgjidh “lehtshëm” me alibinë dekorative: «Serbinë mirkuptojeni bashkë me Vučić, se nuk mbijetojnë pa Rusinë”. Po këtij shtegu edhe më të rrezikshëm, që Perëndimi i ka vënë sanksione si do t’ja bëjmë?

E pra stekën, që e ul KM shqiptar në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, e ngre Albini. Dhe deri më tani nuk ka asgjë joligjore, jokushtetuese a joshtetare në sjelljen e këtij të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco