Një kokë të ftohtë për veriun

Një kokë të ftohtë për veriun

Nga Shenoll Muharremi - 29/05/2023

Sa po mundohemi me gjeneru një ambient e momentum të rritjes dhe fuqizimit të ekonomisë në Kosovë, po na ndalë frymën në fyt veriu. Nuk ka investitorë aty ku nuk ka stabilitet politik (të paktën). 

Ne duhemi me zgjidh situatën në veri që me shpëtu edhe pjesën tjetër të vendit. Me zgjidh me qëndrueshëri, e jo diçka që na kënaq zemrat sot por nuk qëndron e ndoshta na nxjer telashe pastaj. Kthim i shpresë dhe sigurisë, jo kriza.

Po të kënaqet zemra me pa flamurin e Kosovës në veri dhe policët e Kosovë duke bërë punë profesionale. Por, në anën tjetër, ne po rrezikojmë të humbim miqët tanë esencial. 

Po i kthejna miqët në kundërshtar. Të premtën Amerikën, e për vikend Von Cramon. 

Disa deputet po humbin arsyen dhe po reagojnë me shumë emocione. Emocionet dhe paniku i shoqëruar me shqetësim të theksuar nuk sjellin gjëra të mira.

Ndoshta kemi humbur racionalitetin paksa, për shkak se miqët tanë po i bëjm kundërshtarë. Ne na duhet një kokë e ftohtë tani. 

Nuk na duhen veprime që duken mirë për momentin por shkaktojnë shumë telashe pastaj. Nëse nuk e ruan vet pragun e shtëpisë, nuk mund të bësh veprime të pavarura, duhet të jenë të koordinuara me ata që ruajn oborin dhe pragun tënd të shtëpisë. Duhet të mësojmë ku gabuan armiqët tanë gjatë fundit të viteve 90ta. 

Ndoshta veprimet që janë të imponuara nuk qëndrojnë. Ndoshta duhet dakordim dhe marrëveshje. Komunikim. Ekonomi. 
Armiqët tanë kanë provuar të imponojnë zgjidhjet e tyre, edhe ata kishin të drejtën ligjore dhe kushtetuese. Dështuan keq. 

Ne fituam pavarësinë. Na duhet diplomaci. Maturitet. Veprime strategjike. Pastërti në mendim dhe veprim. Bashëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco