Si të mbetësh pozitiv në një vend të vështirë?

Si të mbetësh pozitiv në një vend të vështirë?

Nga Shenoll Muharremi - 28/05/2023

Nuk është lehtë aspak. Duhet me pas një plan dhe me punu për me arritë sukses. Vetëm 3-4 lajme të kqija në ditë me i lexu, truri ka nevojë për konsultim. Po nëse lexon 4-5 lajme të kqija për 20 vjet, dihet sa ndihmë dhe kujdes i duhet njeriut. Po ndajë disa metoda që po mundohem me i aplikuar vet:

1. Kuptoje që secili njeri ka të mirat dhe jo të mirat. Nëse deshirojmë, ne mundemi për të vendosur të fokusohemi tek pjesët dhe gjërat pozitive të njerzëve. Po mundohem të identifikoj dhe magnifikoj pjesët pozitive të njerzëve, por edhe vetës, dhe ti zhvilloj e rris ato. Pasiqë e kemi mundësi me ba zhgjidhje, shumë më mirë kalojmë kur gjejmë dhe theksojmë anët pozitive;

2. Menaxhoji pritjet! Ne dëshprohemi kur kemi pritje të larta dhe jo reale dhe nuk i realizojmë ato. Shumica bëjnë këtë gabim dhe une mbase e bëra me dekada. Në vend se të thuash do marr 10sh në këtë provin, thuaj do bëjë maksimumin tim. Mos thuaj do fitoj 10,000€ thuaj do mundohem të bëjë më të mirën time dhe fitoj 500€. Në vend se do martohem me Rita Orën, do gjej një person të përshtatshëm me mua. Sigurohu që ke pritje modeste. Ky është një trik që të nxjer fitues dhe largon presionin. Por mos e mbyt ambicjen tuaj me pritje të lehta shumë;

3. Është ok të ndihemi keq dhe dështojmë. Gjithsecili ndihet mirë e keq. Arrinë sukses e dështon. Është totalisht normal nëse ti po ndihesh keq apo negativ, ska njeri që nuk kalon ashtu. Jemi njerëz dhe duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të gjitha emocionet dhe ndjenjat që na ka krijuar natyra. Nëse eventualisht mësohemi t'i përdorim dhe shfryëzojmë të gjitha llojet e tyre në dobi personale, kemi bërë një punë të mirë;

4. Fokusohu dhe fol për ide e procese në vend se për njerëz. Kupto që njerzit edhe janë të mirë edhe ligë, mvaret cilin moment i takon. Ne i pranojmë ashtu çfare janë dhe marrim e bëjmë ma të mirën prej tyre;

5. Fal shpejt, mos u inatos. Të gjithë inatosemi me diçka. Mund të jetë shkaktar trafiku kaotik, miku, partneri, puna e biznesi apo bukëpjekësi. Mos flej në hidhërim e inatosje, fal e lëviz shpejt. I mençuri falë e levizë. Falja na bënë mirë fillimisht ne dhe shëndetit tonë dhe njerzit e fortë zakonsisht veprojnë ashtu;

6. Kujdes me rrjetet sociale. Çfarë shofim në instagram nuk është reale. Nëse me shef live dhe me krahason me këtë foto profili, rrezikon mos të më njohësh. Njerzit postojnë fotografitë maksimale të tyre. Ai moment i bukur është 1 sekond apo minut. 23 orët e 59 minutat tjera të personit që ka postuar foton e bukur janë të ngjashme sikur tuajat. Por truri ynë e ka parë atë foto të bukur dhe po mendon që ai person e ka ashtu jetën 24/7. Jo jo, të gjithë po përballemi me sfida të llojllojshme çdo ditë. Po thithin arjin e njejt dhe kemi trafikun e ngjashëm;

7. Mos krahaso vehtën apo familjën tënde me tjerët. Secili e kemi ritmin dhe progresin personal. Sikurse fëmijët, disa zhvillohen nga viti 2-3 e disa tjerë nga 4-5. Detyra jonë është të bëhemi nesër verzioni më i mirë i vehtës tonë sesa që ishin dje. Ne kemi punë me vetëvehten e jo tjerët. Vehtën kontrollojmë e tjerët jo;

8. Mundohu me tregu kuptueshmëri për tjerët. Mos gjyko. Secili që e takon apo shef po kalon në ndonjë presion. Presione të llojllojshme kanë sot të gjithë njerzit në botë. Mund të jenë prindër të ri, shëndeti, probleme me fatura në krizë ekonomike, ndarje, kriza.. humbje, ku ta dij unë. Gjasat që secili person po kalon në diçka të vështirë janë të larta. Është detyra jonë të sillemi mirë dhe të ju buzëqeshim njerzëve. Nëse dikush po sillet keq apo quditshëm, ai/ajo ka nevojë për dashuri e kujdes. Gjithmonë trego empati;

9. Ndihmoju tjerëve. Përkrahi tjerët sa të kesh mundësi. Jep nëse dëshiron të marrësh. Bëjë gjëra të mira për tjerët, pa kthime. Dje kur shkova të marr kafe kam fshirë mbeturinat e Meridianit në lagje se aty nuk ishte shporta si zakonisht dhe disa fëmijë kishin hedhue shishe të langjeve dhe qese të çipsave. Kur mundohesh të bësh diçka të mirë pa kthim dhe interes, fati të buzëqesh;

10. Duaj dhe dashuro, bë gjëra të thjeshta. Po kaloj kohë me fëmijë dhe po mbilli drunj e lule. Mos kurse dashurinë. Dashuria, pas gravitetit, ndoshta është forca më e fuqishme.
Ok, ishin disa ide dhe veprime që ndoshta na ndihmojnë të mbesim sa më pozitiv në një ambient bukur toksik ku bombardohesh me qindra lajme të kqija e vështira. Suksese.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco