Serbia nën 'flakën' e protestave!

Serbia nën 'flakën' e protestave!

Nga Fadil Maloku - 27/05/2023

(Durimi ynë në këto momente, duket që është shumë më profitabil sesa forca jonë)

1. Me qindra mijëra serb në këto momente po protestojnê në Serbi kundër (si po thotë opozita)"diktaturës dhe autoritarizmit të Aleksandër Vuçiqit", të cilit si duket i ka mbetë pak hapsirë për manovrimet dhe djallëzitë e tija iracionale ortodokse! 

2. Ai tani duket që ka pak kohë të merret edhe me "frontin" e hapur online në Kosovë! Gabojnë gjithë ata që mendojnë se "inaugurimi i kryetarëve të sapozgjedhur" (shqiptar) ishte gabim! Ngase, Washingtoni dhe Brukseli, si thuhet ia kanê "zënë tashmë bishtin" Vuçiqit. Planimetria, perëndimore duket që ka vendosur t'i "ndihmoj" përfundimisht Serbisë që të lirohet; nga barra e Kosoves dhe ajo e autokracisë së klyshit të Millosheviqit...! 

3. Qeveria jonë duhet vetëm të jetë në sinkron me këte planimetri (në veçanti, ate amerikane)! As më shumë e as më pak! Sepse, ristrukturimet rajonale e aq më pak veprimet e pamatura (me "peshoren" e arit) kombet dhe shtetet e vogëla, nuk mund t'i bëjnë si duhet..

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco