Pit bullat e Vuçiqit në mediat e Prishtinës e të Tiranës

Pit bullat e Vuçiqit në mediat e Prishtinës e të Tiranës

Nga Gëzim Mekuli - 27/05/2023

Pit Bullat e Beogradit, gjithandej nëpër mediat e Prishtinës e të Tiranës, dje, mbrëmë, gjatë tërë natës, sot që herët në mënjges, e deri në këto momente që po shkruaj, po shpifin, po manipulojnë, po gënjejnë dhe po përdorin të gjitha mënyrat e propagandës dhe të retorikës naziste, me qëllim që të sulmonjnë dhe t'a dobësojnë besueshmërinë e popullit të madh të Kosovës tek Qeveria e pakorruptuar, intelektuale, largëhedhëse, dhe demokratike e Kosovës dhe, veçanërisht, këto media (me qëllim e me vetëdije të plotë) po e Traumatizojnë, dhe po e helmojnë, popullin shqiptar me një urrejtje të paparë patologjike. 

Kjo urrejtje ndër-vëllazërore, urrejtje si i një të sëmuri psiqik, ky sulm mesjetar, kjo gjuhë e ultë, e pistë e me plot emocione gagnsterësh, po drejtohet kryesisht kundër Kryeminstrit të pavarur të Republikës së pavarur së Kosovës, z. Kurti, e aspak kundër Beogradit!?

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫,
Sot po shifet se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga teritori i R. së Kosovës. Sepse është polici e Kosovës, është e popullit të Kosovës. Policia e Kosovës nuk ka shku në Beograd, sikur të shkonte atje, unë do të distancohesha mënjeherë e rreptë, ashtu siq do të distancohej edhe vet populli paqedashës e tolerant i Kosovës. 

𝙏𝙚̈ 𝙣𝙙𝙚𝙧𝙪𝙖𝙧 𝙡𝙚𝙭𝙪𝙚𝙨,

Të jeni të sigurtë se asnjë centimetër prapakthim të Policisë së Kosovës nga teritori i Kosovës nuk do të ndodhë, nëse ndodhë prapakthimi, pra kapitulimi i Policisë së Kosovës para banditëve fashistë të Beogradit, duhe t'a kutptoni se Republika e Kosovës ka përjetuar grusht-shtet ose është bombarduar me bombën atomike dhe bërë rrafsh me tokë nga ushtria e fashistit Putin...

𝙋𝙤𝙧, 𝙜𝙟𝙞𝙩𝙝𝙣𝙟𝙚̈ 𝙥𝙤𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙣𝙙𝙚𝙧𝙪𝙖𝙧 𝙡𝙚𝙭𝙪𝙚𝙨,
Të mos harroni se BondSteel është në Kosovë, dhe atomet ruse nuk vrasin vetëm një komb, një shtet apo një Qeveri, por një rajon të tërë.

Atëherë, mos u merakosni e mos u besoni përrallave të dështakëve politik të Prishtinës e as të Tiranës: mos u besoni sepse s'ka tërheqje, s'ka dorëzim, s'ka zbythje të Republikës së Kosovës, e as ukrainizim të Kosovës, ashtu siq po e do Moska, të më falni, ashtu siq po e planifikon Beogradi, e as ashtu siq po dëshron media e kapur e Rusisë, të më falni përsëri, ashtu siq po do media e kapur e Prishtinës dhe e Tiranës. 

𝐘𝐄𝐒 𝐖𝐄 𝐂𝐀𝐍!
𝐖𝐞 𝐛𝐞𝐥𝐢𝐞𝐯𝐞 𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐜𝐫𝐚𝐜𝐲!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco