Kur opozita ia bën argatin Qeverisë!

Kur opozita ia bën argatin Qeverisë!

Nga Blendi Hasaj - 30/03/2023

Në vend se dje në komisionin e Kuvendit për buxhet të votohej lista prej katër kandidatëve e propozuar nga paneli për përzgjedhjen e guvernatorit/es të BQK-së, dhe e njëjta të dërgohej në Kuvend me urgjencë pasi që guvernatorit aktual i kalonte mandati, opozita ra në kurthën e inateve dhe lojën e VV-së, duke e kundërshtuar atë. 

Dhe kjo përkundër asaj se të paktën tre nga kandidatët e propozuar nga ky panel janë të njëjtit që i rekomandon edhe paneli i Britanezëve (BDO) si tre të parët. Pra, në listën që i dërgohej Kuvendit ishin të paktën tre kandidatë të pavarur dhe jo-politikë. 

Rrjedhimisht, ditëve në vijim do të mund ta kishim të zgjedhur një guvernator/e të pavarur dhe jo-politik/e. 

Por, çfarë pamë dje në komisionin e buxhetit ishin dy orë diskutim koti rreth çështjeve minore e jo-logjike, e veçmas nga deputetë të opozitës të cilët guvernatorin e kaluar e kanë zgjedhur me pazar: "ju guvernatorin, ne zv. guvernatorin".

Tani e kemi një situatë ku ud guvernator është bë një (ish)anëtar i VV-së, dhe për më shumë, i njëjti bëhet edhe udhëheqës i komisionit për përzjedhjen e bordit të Trustit, duke e bë shumicën në atë komision bashkë me ministrin e financave nga VV. 

Pra shumicën e anëtarëve të këtij bordi - procesi i përzgjedhjes të së cilit po ashtu është neglizhuar nga Qeveria dhe Kuvendi - tani i zgjedhë VV si t'ia ka qejfi; pavarësisht se si voton anëtarja e tretë (Auditorja e Përgjithshme).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco