Statistika të dhimbshme rreth Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe akademikëve tanë...!

Statistika të dhimbshme rreth Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe akademikëve tanë...!

Nga Mustafë Bajrami - 26/03/2023

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës është themeluar me datë 18 prill të vitit 1978.

Si një njeri që i jap rëndësi të merituar statistikave, përgjatë hulunëmtimit që kam bërë rreth të punës së Akademisë, kam gjetur këto të dhëna të dhimbshme:

Për 47 vjet jetë (gjysmë shekulli pa tri vjet), Akademia në gjiun e saj ka themeluar Seksionin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, Seksionin e shkencave Shoqërore, Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Seksionin e Arteve.

Akademia e Kosovës sot ka 39 akademikë (24 të rregullt, 7 prej tyre përbëjnë kryesinë dhe 17 korrespondentë). I ka edhe 18 akademikë të jashtëm, plus 30 in memoriam. Total: 87 akademikë. Domethënë një ushtri akademikësh.
Për 47 vjet, kjo Akademi me gjithë këta 87 akademikë ka nxjerrë vetëm tri revista: "Studime" (kryesisht filologjike) ku për 47 vjet ka hedhur në dritë vetëm 28 numra, "Studime Showërore", për 47 vjet vetëm 8 numra, dhe "Research-Kërkime" vetëm 27 numra. Total: 212 numra. Dmth, 4.5 numra në vjet.

Ka botuar 33 studime të përbashkëta, 98 në rrafshin e gjuhësisë dhe letërsisë (poezi, prozë e qesifar sene), 80 në rrafahin e shkencace shoqërore, 37 në rrafshin e shkencave të natyrës, dhe 44 nga seksioni i arteve. Total: për 47 vjet ka hedhë në dritë vetëm 292 botime, që i bjen, vetëm 6 botime në vjet.

Nëse bëjmë një krahasim të bazuar në fakte, shohim se LOGOA-A i themeluar në vitin 1990 (pra vetëm 32 vjet ymër) ka botuar 1500 libra e studime (47 botime në vjet), ndërsa FURKAN, i themeluar në vitin 1995, (vetëm 25 vjet ymër) ka botuar 600 tituj (24 botime në vjet). Domethënë, në rrafshin e botimeve, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës është një karikaturë e LOGOS-it të Shkupit dhe gjysmë-karikature e FURKANIT.
(Pjesë nga studimi im paraqitur para audiencës në "Prishtina Talks").

Në foto: Ligjëruesit-panelistë të deritanishëm në platformën "Prishtina Talks".

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco