“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”

“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”

Nga Gëzim Mekuli - 23/03/2023

"na e vran´ e na e shanë,
na i thanë tradhëtor.!"
S'pari na e'shanë', pastaj na i thanë 'tradhëtorë' dhe në fund edhe e vranë. Kënd' e vranë, do të pyeste ajo/ai i painformuari e i palexuari? Hasan Prishtinën, dee!  
Pse po e përzinë ti Hasan Prishtinën me Albin Kurtin, bre, do të pyesni ju, të dashur lexues të lexuar.
Po e përzijë këta t'dy sepse edhe Albinin, Kryeministrin e parë, të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e "shanë", sot na e quajtën edhe "tradhëtar", e nesër, mos ardhtë kurrë ajo ditë, kam frikë se do t'a .... (Të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)
Thuhet se çdo gjë fillon nga fjala: edhe ninulat për jetën e për rriten fillojnë me fjalë, edhe dashuria, edhe dhuna, edhe luftërat, edhe vrasjet; gjithçka fillon, s'pari, nga fjala, i dashtuni Deputet me karvatë, të më falni me kravatë, demek me kollare.
Të dashur lexues të lexuar,
Ndoshta, kjo klasë e dykëmbëshave të degjeneruar, këta banditë me karvata, të më falni përsëri, me kravata, që ditën në Kuvend na duken hajvana, e natën herë trullana e herë-herë kurvana, e që jo rastësisht, i detyruan të bëhen Deputet, do të donin që Albin Kurtin t'a shihnin në fatin e zi të Hasan Prishtinës, e Çun Lajqin ta bënin Gjergj Fishtë, duke shkru ky elegji vajtuese për Albin Kurtin:
"Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
me tre plumba na i ranë,
na e vran´ e na e shanë,
na i thanë tradhëtor.!
Fjala, Fotografia dhe Kallashnikovi janë armë të rrezikshme, kujdes Deputet, Gazetarë e Analista, mos luani me to.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco