Kryeministër, skepticizmi (i natyrshëm politik) duhet të 'derdhet' në optimizmin (e duhur) gjeostrategjik!

Kryeministër, skepticizmi (i natyrshëm politik) duhet të 'derdhet' në optimizmin (e duhur) gjeostrategjik!

Nga Fadil Maloku - 13/03/2023

1. Kur është fjala te plani franko gjerman, KM Albin Kurti, duhet të kuptoj se: nëse kurthi i Serbisë, ishte bindja se duke e pranuar planin -franko gjerman, ajo do e refuzoj dhe kështu do shpallet "fajtorja" kryesore për dështimin e negociatave në "sytë" e Washingtonit dhe Brukselit.

2. Kryeministri Albin Kurti, duhet sot sërish të tregohet shumē i vëmendshëm dhe shumë i kujdesshëm në mënyrë që interesat tona shtetërore të realizohen (me kosto sa me të ulëta) dhe të vëhen pa hamendje, në funksion dhe në shërbim të interesave gjithë kombëtare!

3. Natyrisht, gjitha këto interesa tona duhet (pa u rrezikuar në asnjë moment!) të kalkulohen në "peshorën milimetrike", në më mënyrë që të njejtat të arrijnë të sinkronizohen me interesat e reja gjeopolitike (që po i dikton invazioni rus në Ukrainë) të "shtratit të “Prokrustit*"amerikan në Ballkanin Perëndimor, po edhe gjithë Evropēn Juglindore...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco