Kokën në Prishtinë - 'bishtin' në Kamenicë!

Kokën në Prishtinë - 'bishtin' në Kamenicë!

Nga Kimete Berisha - 13/03/2023

Po e paramendoj veten - pikturë - e varur në murin e komunës në Mitrovicë, me hijen e arushës! Me arushën i kam të përbashkëta disa karakteristika. Arusha është vetmitare dhe nëse i dorëzohesh - nuk të ngacmon.

Po ashtu, sado që të jem e hollë, vetja më duket e trashë! Adhurimi nuk preferohet, por kryetari i Kamenicës është adhurues i kafshëve të egra.

E adhuron kryeministrin Kurti, ama nuk e adhuron si njeriun, por e sheh si kafshën e egër gjitare e mishngrënëse me një tufë qimesh në fund të bishtit, që ndodhet në disa vise të Afrikës, të Azisë... Në Evropë jo...pradaj kryeministri jeton në Prishtinë, por 'bishtin' e ka të varur në murin e zyrës së kryetarit të Kamenicës! Kryetarit të Kamenicës i duket kryeministri shumë i rrezikshëm - si luan. Vrasës si luan. I egër - si luan.

Me kokë në Prishtinë e me 'bisht' në Kamenicë. Kryeministri vullnetarisht pranon se ka 'bisht', si luani! Se Luani tjera karakteristika nuk ka, përveç 'guximit' me të mbyt.

Është gabim edhe kuranor që kryeministri të konsiderohet - luan. Pozita e Luanit në fenë islame është e zënë për mixhën e Profetit Muhamed, të cilin Profeti e quajti 'Asadullah - Luani i Allahut'! Luani është mace e madhe dhe i thonë i guximshëm sepse ta nxjerr shpirtin me adalet.

Pra, prirja për t'i mbytur të gjjtha kafshët dhe për t'i hëngër edhe njerëzit, e bëjnë luanin atraktiv kryesisht për meshkujt që tuten nga hija e vet.

Është haram (me fe) të hash luenër, por nuk është haram që luani të të hajë ty. Por, kryetari Rahimaj tranohet pas luanit dhe nuk e di se Luani më së shumti i tutet njeriut.

Pra, Albin Kurti si 'luan' më së shumti i tutët kryetarit të Kamenicës, në këtë rast. Dhe hijenës i tutët, sepse hijena buzëqesh! Luani i tutet edhe shqiponjës. Pra, hija e Albinit - i tutët shqiponjës.

Krahasimi me luanin është për gjynah, është gjetje primitive, arkaike dhe me prirje kriminale.

Me mbajt dikush pikturën time me hijen e arushës si femër simpatike që jam, menjëherë kisha mendu që u dashurua në mua.

E, me m'dasht e kam shumë mërzi. Veç kush dua unë... P.S. Siç do të thoshte Donika Gërvalla:

Ju marroftë Zoti!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco