Rrethi vicioz që duhet të thyhet

Rrethi vicioz që duhet të thyhet

Nga Shenoll Muharremi - 10/03/2023
Ne duhet të përpiqemi të ndryshojmë ciklin politik në Kosovë. Ky cikël që po përsëritet i ka zakonisht disa faza sikur: (a) zgjedhje politike që pastaj sjellin (b) një dozë shprese, shkurtazi. Mëpastaj fillon një (c) polarizim social i shkaktuar kryesisht nga mungesa e zhvillimit dhe mundësive. Pasojnë (d) negociata, dialogje e presione ndërkombëtare që po marrin gjithë energjinë tonë! Këto situata po prodhon (e) kriza, depresion socio-ekonomik dhe migrim. Rrjedhimisht, po kalojmë në (e) zgjedhje të reja, thujase zgjedhjet janë qëllim në vete e jo mjet për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Nga zgjedhjet në zgjedhje pa u ndalur asnjëherë.
 
Mbase ky cikël duhet të provohet të thyhet në dy mënyra: 1. Duket u fokusuar tek vetja jonë dhe nevojat tona për rritje, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi (hapa të vogël sistematik..); dhe 2. Duke përfunduar apo mbyllur negociatat e lehtësuara nga BE dhe përkrahur nga SHBA. Lehtë për të thënë, vështirë për tu realizuar. Por ne duhet të fillojmë me hapa të vegjël por sistematik dhe me dedikim. 
 
Të fokusohemi tek investimet e huaja dhe krijimi i ambientit të mirë për bizes. Tek përkrahja e prodhuesëve dhe shërbyesëve vendor që të bëjmë ekonominë më konkurrente dhe të përmirsojmë bilancin tregtar. Të rrisim produktivitetin dhe eficiencën. Të konsolidohemi dhe të integrohemi më shumë me botën. Në mëngjez dhe pas përfundimit të orarit të punës të pyesim vehtën (sidomos qeveritarët!), sa vend të punës i kemi krijuar sot? Me sa investitorë kemi biseduar dhe sa do të investojnë potencialisht në Kosovë në të ardhmen? 
 
Në këto dy ilustrim, kam paraqitur (Cikli I) cilkin eksistues që po sillemi e pshtillemi me dekada, ndërsa (Cikli II) cikli tjetër është si do të mund të duket një cikël më i dobishëm për të gjithë ne, ku ka më shumë fokus tek investimet, punësimi, rritja, inovacion... Janë kryesisht menaxhimi jo efikas i resurseve dhe kapaciteteve (shumë të kufizuara që kemi) dhe negociatat që duket se po bëjnë dallimin kryesor për momentin dhe mund të jenë edhe çels i ndryshimit të rrjedhave makro politike dhe ekonomike që si rezultat mund të na sjellin dobi të gjithëve. 
 
Këto perspektiva makro nuk kanë të bëjnë shumë me vendojse faji e gishti për shkak se janë tema horizontale që po i gjenerojmë të gjithë ne, pa dallim se kush qeverisë. Ne duhet vazhdimisht, mos të ndalemi asnjëherë, duke kërkuar një jetë dhe kushte socio-ekonomike më të mira. Ambient më të favorshëm për zhvillim dhe rritje të sektorit privat dhe që qeveritë tona vazhdimisht të fokusohen dhe organizojnë resurset që na bëjnë më të mirë nesër sesa që jemi sot. Më të fortë dhe konsoliduar. Më të integruar në botë, ku edhe japim vlerën e shtuar në planetin tokë.
ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco