Qëllimi i formimit të Zajednicës

Qëllimi i formimit të Zajednicës

Nga Jahja Koka - 05/02/2023
Në sistemet juridike universale, qëllimi dhe motivi janë determinante për përcaktimin e nivelit absolut të fajit.
Ndaj është e pa shemangeshme, logjike dhe legjitime pyetja:
Ku është qëllimi serb i formimit të zajednices?
Të gjithë e pranojnë faktin e pamohueshëm se:
1. 4% te minoritetit serb kanë gjerësinë dhe thellësinë e të drejtave të pakicave me te madhe krahasuar me vendet tjera ne Evropë apo edhe në botë.
a) Minoriteti serb ka mandate të rezervuara ne Kuvend, sipas kushtetutës kosovare. Ka një numër te mandateve që jo vetëm e kalon përqindjen që do të ishte legjitime, kudo në botë, por ata kanë të drejtë të bllokojnë ligjet që janë më jetike për funksionimin e demokracisë së Republikës së Kosovës. Dëshmi: Për vite me radhë ligjet si ai për arsimin, për të drejtat fetare e të ngjashme, kanë mbetur peng, pa vullnetin e deputetëve serbë për ta votuar.
b) Deputetët serbë të parlamentit të Kosoves bëjnë betimin e detyrueshëm kushtetues për mbrojtjen e integritetit të Republikës së Kosoves, ndërsa të nesërmen flasin, veprojnë dhe kërcënojnë me armë kufijtë dhe integritetin e shtetit tonë. Për këtë thyerje të betimit nuk dënohen, sipas kushtetutës dhe ligjeve përkatëse....
4% Serbë në Kososovë, jo vetëm sjellen plotesisht te lirë, me të drejta të garantuara, me policinë dhe Kosovën, por siç u përmend, ata shkelin kushtetutën dhe shtetin tonë, duke u lidhur me shtrirjen e sistemit arsimor dhe shumë aktivitete tjera jetike, duke i futur nen sistemin e Serbisë armiqësore ndaj Kosovës. Nuk ka serb ne Kosove , që në deklaratat e tij të lira, nuk pranon që ata sillen lirshëm, të paprekshëm në gjithë territorin e Kosoes (këtë e mohojnë vetëm nacionalistët apo shovinistët në Beograd apo jashtë Kosovos).
Tani vijmë në përgjigjen e pyetjes kryesore: ku është qëllimi i formimit të bashkësisë: ESHTE ERODIMI DHE SHKATERIMI I SHTETIT TE KOSOVES DHE PUSHTIMI I SAJ NGA SERBIA.
Dëshmi: Vetë presidenti Ahtisaari, autori i pakos, mbi të cilën është hartuar Kaushtetuta e Kosovës, si dhe të gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë, kanë thënë se kompromiset dhe deskriminimi pozitive ndaj minoritetit serb në Kosovë janë vijat e kuqe përfundimtare- kufire.Çdo tejkalim i ketij kufiri , nënkupton fillimin e shkatërrimit kushtetues dhe të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.
Por çfarë ndodhi më pas? Ahtisaarit PLUS iu shtuan “pikat e Ban Ki Moon”, fusnotat, gadi u realizua gllabërimi apo amputimiti 13% të territorit të Kosovës, duke ia dhënë Serbisë. Kështu gradualisht po shkon drejt synimit të Serbisë, të cilin dëshiron ta arrijë me grushtin e fuqishëm të zajednices qe kerkohet te formohet.
Këtë qëllim Serbia e ka deklaruar në preambulën e kushtetutës së saj. Nga thellësia e shpirtit kombetar serb qe buron dhe vepron nga kisha serbe, edukojn brezat serbe, frymzojne te rinjet ne frymën e shovinizmit antishqiptar të cilët edhe pse kanë lindur pas lirimit të Kosoves, vjellin helm e zjarr për “ruajtjen e Kosmetit”. pasi u edukuan me “djepin e qytetërimit serb” dhe me brockulla të ngjashme qe shprehen pa turpeshem. Ata thonë hapur se presin momentin kur NATO dhe Amerika të largohen, për të luftuar me forcat ushtarake serbo-ruse, të cilat aktualisht jane te vendosura aktualisht rreth kufirit.
Perfundim:
Të drejtat e garantuara, përtej çdo niveli në botë, të pakicës serbe, nuk janë qëllimi i zajednices. Por qëllimi i etjes së pangopur, të kultivuar përmes frymës kishtare serbe ne breza, duke kulmuar në brezin aktual të rinisë serbe eshte nenshtrimi i Kosoves. Kjo gje përsëritet per çdo ditë nga bashkepuntoret më të ngushtë të Millosheviqit, aktualisht kreu i shtetit serb.
Qellimi është defunkcionalizimi dhe degradimi gradual por i sigurte i Republikes se Kosovës deri ne shkatrrimin e saje
Më kujtohet, si sot, kur filloi pushtimi serb, me abolimin e Kushtetutës së vitit 1974, thuhej se “nuk po humbasim asgjë”. Në departamentin tonë vinin emisarët, lideret politik te kohes dhe na thonin “nuk do të humbasim asgjë”. Vinin edhe jurist te shquar, kolegë te universitetit te Prishtines na thonin: “keni garanci nga unë dhe morali im e dijet si doktor i drejtësisë: “nuk do të humbasim asgjë”. Unë isha i ri ,atë botë, nuk doja te iu besoja "ekspertëve tanë juridikë" e as shefit te atehershem te departamentit , qe dhumeshem ma merrte fjalen.
Por sot jane faktet e renditura më sipër, shumë të qarta dhe të pamohueshme, që vënë në dukje qëllimin e zajednices. Sot, ne demokraci, fjala dhe mendimi i lire qytetar eshte e garantuar.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco