Rinoceronti në mes të Tiranës

Rinoceronti në mes të Tiranës

Nga Mal Berisha - 26/01/2023

RINOCERONTI NË MËS TË TIRANËS

Në vitin 1959 shkrimtari Franko – Rumun, Eugen Jonesku, shkruajti veprën dramatike absurde “RINOCERONTI”. Kjo vepër bazohet në një legjendë që lidhet me këtë egërsirë e cila thuhet se ka një aftësi të habitshme: 

Po e preku njeriun me noçkë ai e shndrron atë në Rinoceront! Ja ngjarja:

“Në një qytet të vogël të Francës, një Rinoceront zbret nga pylli dhe fillon t’i prekë njerëzit me noçkën e tij të madhe. Njeriu i parë që ai prek kthehet në Rinoceront. Tani qyteti ka dy Rinocerontë. Por edhe ky i dyti fiton aftësinë që të kthejë në Rinocerontë këdo që ai prek me noçkën e tij. Kështu TË DY RINICERONTËT prekin edhe nga një njeri tjetër dhe i bëjnë katër si vetveten. Kështu numri i Rinocerontëve fillon e shumohet në progresion gjeometrik dhe për rrjedhojë një pjesë e qytetit transfomohet nga një qytet njerëzish të qetë, që mundohen ta bëjnë jetën e tyre me përpjekje të ndershme, në një tufë kafshësh të rrezikshme, të cilat sulmojnë t’i shndrrojnë njerëzit e rajoneve të tjera me metoda të dhunshme dhe t’i bëjnë si vetveten. Një pjesë e qytetarëve të atij qyteti i shmagen atij, ikin, fshihen me çdo mënyrë dhe nuk pranojnë të kthehen në këtë lloj qenje të rrezikshme.”

Kjo vepër që i takon Teatrit Absurd ka patur një jehonë shumë të madhe në botën kritike të artit dramatik të kohës, për metaforën e vet.

Shfaqja shpesh lexohet si një përgjigje dhe kritikë ndaj ngritjes së papritur të fashizmit dhe nazizmit gjatë ngjarjeve që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore,  dhe KOMUNIZMIT pas luftës dhe eksploron temat e konformitetit, kulturës, fashizmit, komunizmit, përgjegjësisë, logjikës, lëvizjeve masive, mentalitetit të turmës, filozofisë dhe moralit, konformizmit.

Mbas afro gjashtë dekadash që kur u vu kjo dramë absurde në skenë dhe tre dekada pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, drama “Rinoceronti” luhet në mesin tonë me pamjen më të shëmtuar të tij, por jo në Teatër, sepse ai është rrënuar dhe nuk ekziston më por bash në qendër të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Tani RINOCERONTI dhe Rinocerontët gjënden kudo në kryeqytetin tonë dhe në çdo qytet, qytezë dhe fshat të vendit tonë të mjerë. 

Krye – Rinoceronti me ushtrinë e tij prishën gjykatat, shkatërruan institucionet punlike, vodhën gjithcka,  shkatërruan arësimin, mbollën krimin, kudo, I dërguan paratë nëpër tubacione dhe off – shore, mbushën vendin me drogë, përzunënjë miliona shqipëtarë nga atdheu i tyre, përgjysmuan blegtorinë dhe i lanë fushat djerrë, dhe nuk lënë të dëgjohet asnjë zë që është kundër tij.

RINOCERONTI preku më në fund edhe më të paprekshmit në botë, Krye agjentët e FBI – së Amerikane.

Zgjohu Popull Shqiptar! 
RINOCERONTI ENDE NUK ËSHTË DORËZUAR

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco