Ballkani në kthetrat ruse

Ballkani në kthetrat ruse

Nga Fehmi Ajvazi - 07/12/2022

Bëhet publike qendra informative - kulturore "Shqiponja" në Serbi. Kjo qendër, është pjesë e forcave nacionaliste - shoveniste serbe dhe e njësive paraushtarake ruse "Vagner" të cilat, udhëhiqen nga biznesmeni Prigozhin, aleat i Putinit.

Lufta në Ukrainë, rasti i tentimgrushtetit në Gjermani, ngjarjet në veri të Kosovës etj., janë

kambana që alarmojnë këdo, dhe sidomos pushtetet në Ballkanin perëndimorë për rrezikun real ruso - serb. Propagandat, minimizimet, kontradiktat politike, acarimet, por edhe pafuqia e pushteteve kudo në vendet e Ballkanit për ta penguar infiltrimin rus, në fakt nga disa forca - pa përjashtim, edhe për ta favorizuar, nuk duhet neglizhuar më tej !

Në këtë moment, për shumë arsye, historike dhe politike, dhe për shkak të paqartësive që e shquajnë aktualitetin tonë, si në planin e brendshëm dhe veçmas në këtë ndërkombëtarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët, debati, interesimi dhe mobilizimi duhet të orientohet në bashkëpunim, konsolidim, dhe bashkëveprim...

Klasat polititike, organizatat, dhe veçmas mediat, apsolutisht duhet ta ndërpresin terrorin psikologjik dhe social mbi shou programet, mbi rastet dhe incidentet private, mbi serialet pa shije, mbi kaosin publik që e shkaktojnë për rejting dhe klikime, dhe tu qasen temave reale, edukuese, por edhe këtyre kritike, ngjashëm si ardhja e "Vagnerëve" në kufi, e mbase edhe në veri të vendit...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco