Kur terroristi akuzon demokratin për terrorist

Kur terroristi akuzon demokratin për terrorist

Nga Sadri Ramabaja - 01/12/2022

Ngjashëm si i ka përdorë Moska disa vite me radhë, sidomos gjatë këtyre muajve të agresionit rus në Ukrainë, deputetë gjermanë të AfD dhe Die Linke, duke i shndërruar në objekte të raportimeve nga RT dhe Sputnik, veçanërisht kur ata udhëtojnë në zonat e aneksuara nga Rusia dhe legjitimonin politikën e jashtme ruse atje me vëzhgime "alternative" të zgjedhjeve, Beogradi ka përdorë deri tashti deputetët e Listës Serbe në Kosovë.

Meqë Lista Serbe që prej 14 shkurtit 2021 është plotësisht e defunksionalizuar në rolin që kishte për shantazh ndaj qeverive të Kosovës, Beogradi kaloi ndërkohë në ofenzivë duke e vetëdjegur këtë krijesë që solli në jetë marrëveshja e gushtit 2015 në Bruksel që ua kishte imponuar marionetave të veta (HTH e IM).

Ndërkaq derisa sot kryeministri i Kosovës emroi Nenad Rashiqin ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë Kurti II, reagimi i Vuçiqit ishte tepër i ashpër.

Rashiqi konsiderohet si përfaqësuesi i një prej forcave politike të minoritetit serb në Kosovë, e cila është dëshmuar se mbronë interesat e komunitetit serb që e ka pranuar realitetin politik të krijuar në Kosovë pas 8 Shkurtit 2008. Por, pikërisht ky fakt e pengon pinjollin e Sheshelit,  terroristin e katapultuar në krye të shtetit. Prandaj ai humbet arsyen dhe shigjeton ashpër Rashiqin,  duke e cilësuar si "llumi" më i keq i serbëve, bashkë me

R. Trajkoviqin, që pritet të jetë pjesë e kabinetit të Rashiqit.

Por, edhe më ashpër Vuçiqi fshikulloi kryeministrin e Kosovës, duke i dhënë epitetin që më së miri i shkon vet atij.

E qartë, në prag të fillimit të dialogut në Bruksel, ai tashmë ka humbur tërësisht arsyen, prandaj akuzon edhe BE-në për qëndrimin e saj gjoja "anti serb"!

Në fund të prononcimit për një tv serb Vuçiqi krejtësisht i qatrafillosur këlthet: “Qëndrim i mjerë, antiserb, të cilin e treguan, sepse atë që ka bërë koka e terroristit Albin Kurti..." nuk e paskan dënuar! Prandaj paralajmron plot mllef se nuk do të udhëtojë për Tiranë më 6 dhjetor, ku do të mblidhen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco