70 vjeçari ka vrarë me sopatë bashkëshorten

70 vjeçari ka vrarë me sopatë bashkëshorten

Nga Bardhyl Meta - 25/11/2022

Që nga ambijenti familjar e shoqëror, qoftë ai i shtëpisë e lagjës, shkollës dhe punës - pra gjithandej ku duhet që fëmiu, i/e reja dhe njeriu të edukohet, arsimohet dhe fisnikërohet - i gjith ky ambient tek ne shqiptarët është i stërmbushur me dhunë e demonstrim - jo vetëm verbal -  të shfaqjeve të dhunës, akteve të mujsharisë mes familjarëve e miqëve dhe fqinjëve..., jetë dhe përditshmëri e stërmbushur gjykimesh të skajshme verbale - qoftë edhe gjatë shiqimit të një filmi apo lajmeve:  "kjo dojka vra me shtatë pluma!", "Ja kisha ngjesh 7 pluma në lule t'ballit", "kësaj/këtij po u duhka me ja hjek kryet sakicë"... e gjykime tjera primitive, të një gjuhe që shfaq e zbardhë gjithë mentalitetin e dhunshëm dhe primitivizmin e pagdhendësinë që e kultivojmë në dialogjet tona ditore në këtë shoqëri...!

S'po flas pra për "Psikopat" e "kriminel" pa thonjëza -  por po flas për gjuhën e dhunshme që kultivojmë..., për gjykimet që përsëriten me dhjetra herë në ditë në rrethin tonë... për plumin n'ball... etj - pra po flas për "Fabrikën prodhuese" - për mentalitetin e gjuhën dhe mendësinë që ngjiz atë soj njerëzish e akte kriminale në familje, rreth, në punë e rrugë...!

Sa isha në Zvicër, një i ri Kosovar (17 vjec) vrau një vajzë Zvicerane 16 vjecare (një nga qindra raste të përsëritura vrasjesh makabre...!) - një ditë pasi vajza e kishte ftuar në drekë që me kulturë t'ia komunikojë se "s'mund të ishin më bashkë, ngase ajo ndjehej e robëruar...", sociologë e psikologë të kriminalistikës që u morën me "Çështjen dhe cështjet e ripërsitura te dhunës sonë..."! erdhën në konstatimet "se vie nga gjuha e dhunshme që kultivohet në familje, ngase dëgjojnë këso idiotësish e gjykimesh rrap-tap, si "duhet vra n'lule t'ballit me shtatë pluma..." etj, etj!

Faqja e Zezë - por është e vërtetë se mes nesh kjo gjuhë është shumë, shumë e kultivuar... biles edhe e aplauduar...!
- Kujtoni edhe ju që po lexoni këta rreshta, sa here keni thanë për tjetrën e tjetrin "po lypka vra..."!

P.S. Ngushëllimet më të sinqerta familjës ku ngjau kjo tragjedi e sotme..., fëmijëve e mbesave dhe nipërve të ciftit, të cilët do ta kenë shumë të vështirë ta jetojne këte tragjedi traumatike

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco