"Veni, vidi, vici"

Nga Gëzim Mekuli - 06/10/2022

“Veni, vidi, vici” është një frazë nga antikiteti, që thuhet se është folur dikur nga njeriu i parë i Romës, Jul Cezari, e që në gjuhën tonë të bukur shqipe këto fjalë përkthehen sikurse "erdha, pashë, pushtova".

Cezari i kishte shkruar këtë fjali në një letër drejtuar senatit romak, pas një beteje të fituar shpejtë – e njohur si “The Battle of Zela”.

Të dashur lexues,
Ministri i shëndetësisë nuk është Jul Cezari. Ai ndoshta ka mendu se është Cezari, por mirë s'paska mendu hiq! Andaj sot ish-Ministrit edhe do i shkonin për shtati këto fjalë: Erdha, pashë, kapitulova.
Kapitulimi nuk përfundon këtu, sa keq....

Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes e në Arsim, Kulturë e Sport – “fushëbeteja” duhet të jetë puna, sakrifica, përgjegjësia, cilësia, guximi, resurset formale dhe ato joformale të njerëzve të kabinetit që të rrethojnë. E gjithsesi, dhe patjetër, edhe për vetë Ministrat. 
"Veni, vidi,vici." 

Erdha, pashë, nuk fitova, por ... kapitulova; kjo së shpejti do të dëgjohet edhe në këto Minsitri po nuk kemi reforma që do e dridhinin tokën e karieristëve.
"Veni, vidi, vici"

E të mos flasim për departamentin e shkretë për media dhe komunikim të VV-së, që paspjegueshëm, facebookun e Zukenbergut e ka si platformë themelore, si oksigjen e si shpëtim, për të thyer propagandën e fuqishme të Beogradit dhe të Putinit, që me sukses po transmetohet nga portalet dhe mediat shqipe të Tiranës dhe të Prishtinës.

Jo, "Veni, vidi, vici", por erdha, pashë, Kapitulova, kjo është e vërteta e hidhur e krijuar nga karieristët dhe ata që pushtetin e shofin si luks, si shkëlqim, si famë e si karierë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco