VV me mendësinë e “robit”, duke sulmuar vlerat e lirisë dhe segmentet jetike kombëtare me fushatën e filluar me videoincizime, po rreshtohet me ose pa vetëdije në krahë me Bllokun Ruso/Serb”.
UÇK ka përfunduar detyrën triumfalisht, në 1999.
Kohët e tashme të trajtohen me interes dhe prioritet!
Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak të UÇK-së, sot gëzojmë lirinë. Të tjerat vinë pas si mbështetje e kohës.
“Bloku Ruso/Serb” ka krijuar të pavërteta të mëdha deri te Gjykata Speciale. Tashmë rreth saj nuk duhen segmente politike e partiake herë fshehur dhe herë hapur ti mbështesin ato gënjeshtra që prodhuan ata. Incizimet e fundit nga VV janë me ose pa vetëdije në shërbim të po atij blloku qe tashmë po fundoset!
Askush s'do të duhej të (keq)përdorte shkronjat "UÇK", apo kohën e lavdisë...
Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 20 vitesh, nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë.
Hetimet mbi kohën e lavdisë duhet të përfundojnë shpejt dhe mirë.
Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…
Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale. Të tilla “shoqëri” kriminale duhet të hetohen dhe të ndalohen.
Ne duhet të ndërtojmë shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunën dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit, organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike të kohës.
Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare. Ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara.
Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen edhe individualisht, dhe, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.
Do të duhej që Gjykata Speciale (ose gjykatë tjetër) të zgjerojë fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë.
E di, ka pasur një koordinim të qarqeve “Blloku Ruso/Serb” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte frymë zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje së mbari.
Prioritetet:
- lmplementimi i ligjit,
- Lufta kundër korrupsionit,
- Gjykata Speciale/ përfundimi në kohë,
- Liberalizimi i vizave,
- Qasja për ekonomi zhvillimore.
Ecja drejt shtetit të suksesshëm, do të bëhet.
Ata që i takojnë kohëve të lavdisë s'kan pse të shqetësohen për kohët e arta.
Ne duhet të bëjmë punët që na takojnë!
© SYRI.net