32 vjetori i bashkimit të Gjermanisë

32 vjetori i bashkimit të Gjermanisë

Nga Albin Kurti - 03/10/2022

Sot populli mik gjerman feston 32 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Kohë për të reflektuar mbi këtë ngjarje të rëndësishme historike por edhe kohë për të çmuar miqësinë e veçantë mes dy popujve tanë që nuk bazohet vetëm në interesa strategjike, politike apo ekonomike, por lidhet edhe me konceptimin e njëjtë të të drejtave themelore të njeriut dhe të vlerave demokratike, liberale e sociale. 

Lidhja e fuqishme mes dy vendeve tona vjen edhe si rezultat i mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani ndërkohë që kontribuojnë edhe në zhvillimin e Kosovës.

Republika jonë i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e shumëfishtë që ajo na ka dhënë, për modelin që ka ngritur e që frymëzon një zhvillim të bazuar në punë, dije dhe ndershmëri, të cilin edhe ne e ndjekim, si dhe për modelin e bashkimit që ajo ka aplikuar tri dekada më parë duke sjellë zhvillim, demokratizim e paqe. 

Me Gjermaninë së fundi kemi qenë bashkë edhe në dënimin e hershëm të agresionit rus mbi Ukrainën duke shprehur mbështetjen për popullin ukrainas dhe përpjekjen e tij çlirimtare.

Gjithashtu në tejkalimin e krizave që i solli lufta si asaj me energji dhe inflacion të lartë ku vazhdojmë ta mbajmë bashkëpunimin në mënyrë që nga kjo gjendje e rëndë që e ka përfshirë Evropën dhe botën të dalim sa më mirë. Ata që ishin kundër bashkimit të Gjermanisë 30 vite më parë, e që tash po bëjnë luftë kriminale kundër Ukrainës, si atëherë, edhe tash tri dekada më vonë, do të humbin përsëri.

Kancelarit Olaf Scholz, Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe gjithë popullit mik gjerman i urojmë Ditën e Bashkimit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco