Çka na tregon sulmi seksual ndaj Mrika Nikqit?

Çka na tregon sulmi seksual ndaj Mrika Nikqit?

Nga Gezim Kelmendi - 30/09/2022
Në një shtet ku në klasën e VI- të shkollës fillore mësojnë për dashurinë si vlerë mes mashkullit me mashkull dhe femrës me femër, në një shtet ku në orën 20:00 në televizionin publik shfaqen filma erotik, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja sjellin ligjin që lejon martesa mes gjinisë së njejtë, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja ma shumë takohen me George Sorosin dhe djalin e tij se sa që takohen me liderët shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës Lindore, në një shtet ku nuk mësohet për Fenë e ZOTIT dhe për edukimin fetar, në një shtet ku shtypen të drejtat e vajzave me mbulesë, atëherë edhe sulmet seksuale ndaj vajzave mund të rriten.
Dhe ashtu është, sulmi i fundit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqit, sikur edhe shumë sulme të tjera seksuale, dhunime dhe ngacmime, na tregojnë që shteti ynë i dashur Kosova po përballet me situatën më të rëndë që nga përfundimi i luftës.
Udhëheqësit e shtetit të Kosovës dhe udhëheqës të institucioneve të ndryshme, nuk duhet vetëm ta dënojnë me fjalë këtë akt të shëmtuar dhe aktet e tjera, por duhet të veprojnë.
Nuk duhet të merren vetëm me pasojat, por duhet edhe me shkaqet.
Shkaqet nuk trajtohen ashtu si na mëson, Sorosi, masonizmi, egoja, lakmia për pushtet, arroganca dhe mendjemadhësia.
Por shkaqet trajtohen ashtu si na mëson ZOTI.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco