Vdekja e Astrit Deharit është akti më i rëndë i kapjes së pushtetit nga politika në Kosovë

Vdekja e Astrit Deharit është akti më i rëndë i kapjes së pushtetit nga politika në Kosovë

Nga Muhamet Kelmendi - 30/09/2022
Vdekja e Astrit Deharit ne burgun e Prizerenit eshte shkelja me e rende e shtetit ligjor dhe te se drejtes demokratike nga vete pushteti.
Pikerisht pse eshte keshtu, eshte e domodoshme qe nga drejtesia ne Kosove te pasqyrohet ne teresi vdekja e te ndjerit Astrit dhe nese "konstatohen" ( shih: kjo eshte ngjarje qe kerkon pergjegjesi) shkelje apo akte kriminale kerkohet te merren masa te renda penale.
Nga raporti i bere nga ekspertiza e mjekeve ligjor ne Zvicer kane dalur elemente te dhunes se aplikuar mbi Astritin ne burg.
Vete ky fakt e obligon drejtesine e Kosoves te ndermarre hapa jururik mbi ate konstatim dhe te hape proceduren mbi rastin dhe te merre ne pergjegjesi penale pergjegjesit dhe urdheheqesit e keqeperdorimit te pozites se shtetit me krim.
Ne kohen e ngharjes se rende kriminale, Dhurata Hoxha ishte Ministre ne MD te Republikes se Kosoves.
Nga vendi i ngjarjes jane marre kamerat -incizuese para se te vinte policia.
Keshtu ndodhe vetem ne urdher nga larte, perkatesisht nga Ministri/a ose Kryeministri, Presidenti a ndonje subjekt fizik i larte ne postet e shtetit.
Kjo kerkohet te verifikohet dhe pergjegjesit,jo vetem ish Ministria e Drejtesise, por edhe te tjeret, ne Qeveri, duhet domosdo te dalin para gjykates dhe vetem gjykata konstaton gjendjen reale.
Cdo kush, pavaresisht pozites, kerkohet te pergjigjet.
Nga krimi nuk mund te iki askush.
Eshte e pafalshme per Republiken e Kosoves qe mos te pasqyron qarte vdekjen e Astriti.
Disa fakte jane me rendesi.
1. Familja Dehari done drejtesi per djalin e vete, Astrit Deharin, te cilin ku me sigurte se ne burg, i ruajtur nga pushteti, i vdiq ne rethana shume te dyshimta.
2. Vete shteti ligjor kerkon pasqyrim te teresishem te vekjes se Astritit ne burg.
Asgje nuk duhet lene anash.
3. Vdekja ne burg tregon se burgu ne Kosove nuk eshte vendi ku vuhet denimi dhe ruhet i denuari, por eshte vendi i qerimit te hesapeve nga politika.
4. Pasqyrimk i rastit ka ndikim pozitiv edhe ne raporter nderkombetare dhe intergruese te Republikes se Kosoves.
Keto jane fakte qe tregojne domosdoshmerine e zbardhjes se rastit dhe te kapjes e te denimit te kompetenteve.
Republikes i duhet kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco