Kur inati të bën thi të egër apo debati tragjikomik për luftën

Kur inati të bën thi të egër apo debati tragjikomik për luftën

- 20/09/2022
Para tri ditësh, kryeministri Albin Kurti, dha një intervistë për kryegazetën kroate “Veçernji list“. Pa dyshim, kjo është ndër intervistat më të mira që ai ka dhënë ndonjëherë, sepse përmes saj pasqyrohet dija e themelshme që ai ka për Serbinë, për historinë dhe projektet e saj ogurzinj po edhe një analizë e saktë për gjendjen aktuale në Ballkan.
Për çudi, kjo intervistë shëmbullore në faqet e pordhaleve dhe k-anal-istëve të Kosovës e sidomos në fulqinjtë e eksponentëve kryesorë të opozitës shpërfytyrohet taman sipas shijes dhe kutit të medieve që i kontrollon Vuçiqi.
1. Abdullah Hoti:
Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon.
...
Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale.
2. Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së PDK-së
Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.
Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti.
...
Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka!
3. Abelard Tahiri, kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së:
"Është e pabesueshme se në çfarë gjendjeje mendore është duke ope-
ruar kryeministri ynë..."
Çka tha Albin Kurti?
Në Bruksel, me A. Vuçiq u pajtuam “të nënshkruajmë një deklaratë për personat e pagjetur për tekstin e të cilës u morëm vesh. Unë isha i gatshëm ta nënshkruaj, por presidenti i Serbisë nuk e nënshkroi."
“Vitin e kaluar presidenti i Serbisë deklaroi se masakra e Reçakut, ku u vranë 45 civil nuk kishte ndodhur fare.“
“Vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë organizuar 104 aktivitete e manovra të përbashkëta ushtarake të emëruara “Mburoja sllave“ dhe “Vëllazëria sllave“.
“Serbia buzë kufirit me Kosovën i ka 48 baza ofanzive... Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në atë tjetrën, po megjithatë ne jemi të kujdesshëm dhe do të ishte e papërgjegjshme të themi se nuk mund të ketë konflikte, se nuk do të ketë kurrë luftë, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë tonë, as krimet që i ka kryer në Kosovë, është shtet autoritar... dhe ka lidhje të gjëra e të shumta me Rusinë."
...
Çka ka këtu të pavërtetë?
E kuptoj se opozita duhet në vazhdimësi ta sfidojë qeverinë, me kritika dërrmuese, me ide e projekte, por kur është në pyetje interesi nacional, kur është në pyetje rreziku që paraqet Serbia për pavarësinë, për jetët dhe ekzistencën tonë si shtet e si komb, e ky rrezik është permanent, atëherë qëndrimi i opozitës duhet të jetë edhe më i ashpër se i Qeverisë.
Të polemizosh me një intervistë që nuk e ke lexuar fare apo me deklarata që nuk i ke ndëgjuar me veshët e tu është papërgjegjësi kolosale, është marrëzi. Është diversion që e dëmton substancialisht opozitën.
Sikundër që është e pafalshme që kjo intervistë nuk është përkthyer në gjuhë të huaja dhe të figurojë në faqen zyrtare të Kryeministrit gjë që dëshmon se funksionimi i kabinetit të tij lë shumë për të dëshiruar.
PS
* Kam ni po pa nuk e kam: nese ke taksiratë me i dalë thiut te egër përpara, ky po t'çkyejke përgjysmë me ata dhëmbët e tij të llahtarshëm, gati sa brinat e vërganit...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco