Si u keqmenaxhua sistemi energjetik në Kosovë në 20 vitet e fundit

Si u keqmenaxhua sistemi energjetik në Kosovë në 20 vitet e fundit

Nga Enver Robelli - 15/08/2022
■ Në fillim të korrikut, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), eksperti i njohur turk Fatih Birol, tha: «Bota KURRË nuk ka përjetuar një krizë kaq të thellë dhe kaq komplekse energjetike». Sipas tij, mungesa e furnizimit me energji elektrike do të ashpërsohet dhe Europën e pret një dimër i vështirë. Më të keqen, sipas Birol, s’e kemi parë ende – dhe kjo ka të bëjë me MBARË botën. “Ky dimër për Europën do të jetë shumë, shumë i vështirë”, tha ai. Lufta në Ukrainë e ka ashpërsuar krizën energjetike.
■ Werner Luginbühl, president i Komisionit Federal të Zvicrës për Elektricitet (Elcom), deklaroi para pak ditësh se zviceranët duhet të blejnë dru dhe qirinj për dimër. Ai nuk përjashtoi ndaljen e rrymës për disa orë gjatë ditës në Zvicër dhe kritikoi harxhimin e pamenduar të rrymës. Politikanët po planifikojnë që në Zvicër gjatë dimrit të ndalet ndriçimi publik. 
■ Më 9 gusht gazeta austriake “Der Standard” në një artikull shkruante se Austria po e pret me shqetësim dimrin. Gazeta i referohej ekspertëve austriakë të cilët këshillonin që qytetarët të blejnë artikuj ushqimorë për dimër të cilët mund të përgatiten pa zierje. Po ashtu kërkohej të blihen llamba me bateri. Të hënën, më 8 gusht, në landin e Tirolit 140 mijë amvisëri mbetën pa rrymë, në Vjenë 2000.
■ Në Gjermani qeveria thotë se do të ketë mjaft energji gjatë dimrit, por mundësia e ndaljes së rrymës nuk përjashtohet.
■ Që nga çlirimi i Kosovës më 1999, qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë kanë dështuar në krijimin e një rrjeti të përbashkët energjetik. Së fundi janë bërë disa përpjekje. Rezultat i këtyre përpjekjeve është se Shqipëria sot i jep Kosovës 1 mijë megavatorë për të tejkaluar krizën energjetike. Kosova deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, i ka dhënë Shqipërisë gati 122 mijë megavatëorë. Por kjo nuk e tejkalon krizën e pritshme energjetike dhe për këtë duhet të jetë e vetëdijshme qeveria aktuale. Do të duhen veprime mbinjerëzore për t’u përballur me situatën e re – jo vetëm si pasojë e krizës globale, por edhe si rrjedhojë e keqmenaxhimit të sistemit energjetik në Kosovë në 20 vitet e fundit, gjatë së cilave rrjeti energjetik praktikisht i është falur një firme turke, KEK-u ka qenë faktikisht nën kontroll të familjarëve të sundimtarëve të Kosovës, vjedhja e energjisë (sidomos në veri) është toleruar me dekada, investitorët nuk janë trajtuar me seriozitet për shkak se politikanëve nuk u kanë dalë mirë kalkulimet për vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco