Lufta e re që do të fillojë pas përfundimit të luftës në Ukrainë!

Lufta e re që do të fillojë pas përfundimit të luftës në Ukrainë!

Nga Mustafë Bajrami - 04/07/2022
Lufta e Madhe do të fillojë pasi Rusia t’i shtie në dorë të gjitha territoret e Ukrainës që i ka targetuar kohë më parë. Sidomos pasi t’i vë nën kontrollë absolute portet detare që tani veç i ka pushtuar. Atëherë do të nisë një luftë për rrugët detare nëpër të cilat kalojnë mallërat ruse dhe ukrainase dhe shkojnë drejt një pjese të madhe të botës.
Në pyetje është transportimi i mallrave “veriorë” për në Evropë dhe anasjellats. Kjo luftë e ardhshme (jo domosdoshmërisht me armë), do të jetë afatgjate dhe me ndikim të madh për ekonomitë e vendeve përreth Detit të Zi e sidomos për Rusinë dhe Turqinë. Dhe jo vetëm.
Deti Azov është në duart e Rusisë. Porti i Mariupolit gjithashtu. Portet e Krimesë ka kohë që kontrollohen nga Rusia. Tashi, gazi, nafta, gruri, hekuri, çeliku e disa mallra tjera tepër të rëndësishme për ekonominë botërore nisen nga andej e duhet të kalojnë nëpër Detin e Zi. Këto mallra me doemos duhet të mbërrijnë në Mediteran e nga andej për Evropë, Lindje të Mesme, Azinë juglindore dhe Afrikë. Mbase edhe për në Amerikën Latine.
Ajo që e bënë të ndjeshme situatën dhe tepër interesante është fakti se të gjitha këto mallra duhet të kalojnë nëpër ujëra që i takojnë Turqisë e pastaj të hapen në ujërat e Mesdheut. Ngushtica e Bosforit, Ngushtica e Dardaneleve, Deti Marmara, Gryka e Çanakalasë dhe Deti Egje janë nimete të shtrenjta që Zoti ia ka dhuruar Turqisë. Pa kaluar andej pari, mallrat s’mund të arrijnë ujërat e Mesdheut. Përtej kësaj, Turqia është duke e hapur një kanal që lidh Detin e Marmaras me Detin Egje e që do të ketë një rëndësi strategjike ndër më të mëdhatë deri më tani për Turqinë dhe tregtinë detare në përgjithësi.
Dikush mund të pyet, e atëherë ku është ‘problemi’?
Meqë harta gjeografike e Ukrainës po ndryshon tërësisht (pjesa lindore dhe bregdeti i saj në Detin e Zi) dhe, meqë Rusia ka shtie në dorë pjesët më vitale të Ukrainës, llogaritur portet kryesore të saj, atëherë, është shumë e logjikshme që edhe Turqia do të ndryshojë qasjen dhe politikat e saj në raport me Detin e Zi dhe me rrugët detare që kalojnë nëpër te e pastaj nëpër ngushticat strategjike. Pritet që Turqia të kërkoj hisen e vet në këto ndryshime të mëdha, sidomos pas vitit 2023 kur do të nënshkruhen marrëveshje të reja sa i përket pasurive nëntokësore të Turqisë dhe ngushticave detare. Rregullat e reja do të krijojnë atmosferë të re në rajon. Rrjedhimisht edhe fuqi vendimarrëse të reja.
Në fakt, Turqia i ka dhënë Evropës "myzhden", sihariqin se pas vitit 2023 ajo është në gjendje të furnizojë Evropën me gaz. Është e gatshme të zëvendësojë Rusisë jo vetëm me gaz por edhe me disa produkte të tjera vitale
.
‘Lufta dhe Paqja’ midis Rusisë dhe Turqisë do të jetë vendimtarja.
Aq më tepër vendimtar do të jetë qëndrimi i ardhshëm i Turqisë në raport me konfliktin midis Rusisë dhe Perëndimit. Konflikt ky që do të zgjasë për një kohë të gjatë.
Në pyetje janë dekada të tëra.
Në pyetje është edhe Turqia e re.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco