Saga e diskriminimit të veriut

Saga e diskriminimit të veriut

- 02/07/2022

Ndërkohë, rruga Lezhë-Tiranë është zgjatur 3 orë, megjithëse 57km.

Për më shumë se 10 vite, në këtë rrugë, nuk është bërë as ndërhyrja më e vogël, qoftë në zgjerimin e saj, përmirësimin e sinjalistikës etj., qoftë në qarkullimin që rëndohet sidomos në periudhë vere.

Aty kalon i gjithë veriu i Shqipërisë, përfshi edhe Kosovën. Ndërkaq, në jug, vijojnë e hapen bypass-e, autostrada, tunele, pa folur për infrastrukturë në përgjithësi.

Si një qeveri e majtë, qeveria Rama, do të duhej t’i përgjigjej minimumi parimit të saj, progresit, por progresi kërkon shpërndarje të barabartë gjeografike, jo izolim të një zone, për të konfirmuar një zonë tjetër. Në zona të thella të Veriut ka ende “shtëpi” pa një prizë elektrike, ndërkohë që flasim për stacionim jahtesh milionësh, të cilët madje favorizohen edhe me çmimin e naftës.

Tirana për Veriun është bërë thuajse e paarritshme. Saga e diskriminimit të veriorëve është e vjetër dhe programatike. Ajo nuk mund të ketë veçse një devizë: ta privojmë Veriun nga Qendra. Mirëpo harrojmë se dikur Veriu ka qenë vetë Qendra.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco