Spital të Ri të Prishtinës apo Qendër të Re Klinike Universitare të Kosovës!

Spital të Ri të Prishtinës apo Qendër të Re Klinike Universitare të Kosovës!

Nga Shqiptar Demaci - 24/06/2022
Ide e pakundërshtueshme për ndërtimin e Spitalit të Ri të Prishtinës, e shpalosur dje(23.6.2022) nga kreu Komunal i Prishtinës. Por, siç e theksoi Prof Rifat Latifaj, Ministër aktual i Shëndetësisë, QKUK e deritanishme dikur ishte Spitali i Prishtinës, por pastaj u adoptua e adaptua për Qendër Klinike për shërbime terciare.
Meqenëse jam punëtor shëndetësor i QKUK dhe jetoj në Prishtinë, mendoj se … Kosova ka nevojë për një QENDËR TË RE KLINIKE UNIVERISTARE, dhjetë a pesëmbëdhjetë katëshe për mbulimin e nevojave për 2 milionë banorë, sepse kjo që e kemi nuk i plotëson as për së afërmi nevojat klinike, universitare e pedagogjike e hulumtuese!
Një objekt e Qendër të tillë (për dy milion banorë) e kam parë vetë para shumë vitesh në qytetin e Grenoblit- Francë. Objekt 15 katësh (katër krahësh) e me podrume për oksigjen e sterilizim, ku nuk mungonte asgjë. Natyrisht, prapa tij duhet të qëndrojë shteti serioz.
Edhe më e rëndësishme, që të funksionojë një Qendër Klinike Universitare apo pse jo- Spital i Qytetit, është RESPEKTI E VLERËSIMI DINJITOZ E I DREJTË NDAJ MANTELBARDHËVE E STAFIT MBËSHTETËS…SEPSE NUK KRYEN PUNË OBJEKTI POR RESPEKTI! AS TULLA, BETONI E AS APARATI MË I RI, PA VULLNETIN E PUNËN KOMPETENTE TË STAFIT… KEMI IKJE GALOPANTE TË STAFIT TË SPECIALIZUAR NGA SPITALET PUBLIKE DHE NGA KOSOVA!!
MOS-IKJA arrihet me rregullimin e drejtë të pagesave sipas koeficientëve, e natyrisht- kushteve të punës .Jo vetëm mungesa e trajnimeve profesionale të vazhdueshme, materialit shpenzues, e pajisjeve, sepse në QKUK aktuale ato mungojnë ndjeshëm, por edhe toaletet (‘e hairit’) janë të pa mirëmbajtuna si duhet-(pa të keqen e sanitarëve vetëmohues!).
Këto që i kemi- duan MIRËMBAJTJE!
Me nderime!
Shqiptar Demaçi,
kirurg torakal, QKUK Prishtinë
24.06.2022
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco