Kronikë e një shkatërrimi të paralajmëruar!

Kronikë e një shkatërrimi të paralajmëruar!

- 20/05/2022
Nuk ka mbetë edhe shumë kohë që institucioni shëndetësor publik klinik e universitar QKUK të Kosovës apo SHSKUK apo ‘Spitali i Prishtinës’ nuk do të funksionojë si ngahera. Gjatë këtyre viteve të pasluftës 1999-2022 aty është bërë punë shumë e madhe dhe e paçmueshme për pacientët e studentët si dhe specializantët. Natyrisht që shumë familje janë ushqyer e mbajtur nga puna e paga e punëtorëve shëndetësorë e teknikë, roje e punëtorë pastrimi e si të harrohet edhe administrata e resurset njerëzore fort të zellshme. Bile edhe biznesi i kafe restoranteve, e barnatoreve private brenda saj, kanë funksionuar si mos më mirë, aty ku destresoheshim me kafe, bukë e llafe e blinim barnat e mangëta.
 
Por, me një qasje panikoqirllëk të mjaftueshëm, ky institucion varfërohej, shpenzohej së brendshmi dhe nuk iu dha rëndësia sa duhej një institucioni klinik universitar të vetëm në vendin me 1.8 apo 1.6 a 1.4? milion banorë.
 
Me investime të mangëta e donacione në aparaturë e infrastrukturë profesionale, si dhe pa përmirësime të duhura të kushteve të punës e të pagave sipas peshës e përgjegjësive specifike, vetëmsa u forcua trendi i ‘shkatërrimit konstruktiv’(siç po thotë ironia ruse për shkatërrimet në territorin ukrainas).
 
Sot, shihen fort qartë rezultatet e degradimit të ngadalshëm! Tani jemi në përpëlitjet me elemente panike! Prandaj personeli ikën nga struktura që jorrallë e lëndoi e nganjëherë poshtëroi! Stuktura tani do të përpiqet të lidhë skaj me skaj me ata që s’duan të ikin. Por, vetëm me vullnet nuk ecën makina! Makina don energji sa më të pastër, të mjaftueshme e të papërzier me hile!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco